Pesëmbëdhjetë ditëshi i Zojës së Ngjitur në qiell, udhë e mëshirës

Të lutemi. Madje ta thithim me të dyja mushkëritë traditën mariane bizantine e atë katolike. Kjo është përvoja shpirtërore e pesëmbëdhjetë ditëshit të Zojës së Ngjitur në Qiell,.

Të lutemi. Madje ta thithim me të dyja mushkëritë traditën mariane bizantine e atë katolike. Kjo është përvoja shpirtërore e pesëmbëdhjetë ditëshit  të Zojës së Ngjitur në Qiell, periudhë që na përgatit shpirtërisht për 15 gushtin, kulm i verës e kulm i jetës së Nënës së Krishtit që, si e mbajti në prehër të Birin e vdekur, si e pa, pastaj, të gjallë, u ngjit me korp e shpirt atje, ku Ai mbretëron në të djathtën e Atit. Ishte data 15 gusht kur, sipas liturgjisë bizantine, Zoja e Bekuar fjeti e u mbart nga engjëjt në qiell, Në Romë 15-ditëshi përgatitor nis më 1 gusht, posaçërisht në një kishë, ku kremtohet shumë vit për vit. Është Kisha e Shën Marisë në rrugën Lata. Po përgatitje për këtë festë të madhe të fundverës, bëhen në të gjitha kishat katolike.  

Pak histori

Pesëmbëdhjetëditëshi përgatitor i festës së Zojës të Ngjitur në qiell, mund të themi se nisi para vitit njëmijë, në liturgjinë kostandinopoliane-bizantine, pikërisht për ta kremtuar këtë solemnitet që zu fill qysh në shekullin VI, në Jeruzalem e pastaj u përhap nga perandori Maurizio në të gjithë Perandorinë, duke u bërë solemniteti i Zojës së Ngjitur në Qiell. Të gjithë besimtarët e Kishave lindore: koptët, egjiptianët, etiopët, sirët, maronitët, kaldenjtë, armenët, grekët, të gjithë e jetojnë si festë të madhe.

Festa e festave: Pashkët e Marisë

Është festa e festave të Marisë: festa shenjte, festa hyjnore. Ka një mori titujsh, pra. Prandaj lindorët përgatiten seriozisht, ndryshe nga ne, perëndimorët. Agjërojnë e luten fort. Në ritin bizantin quhet “kreshma e vogël e Nënës Zotit”, për t’u përgatitur, kështu, për datën 15 gusht, për Pashkët e Marisë.

Mënyrë për ta festuar festën e Marisë, duke marrë frymë me të dyja mushkëritë

 Në fillim të shekullit IX, kur nisi të vërë në jetë reformën e pafundme liturgjike, Kisha bizantine kompozoi edhe një kanun, që u bë popullor. I ashtuquajturi kanun i “Paraclisis”, kompozuar nga murgu Teosteriku, lutje drejtuar Nënës së Zotit për ngushëllim, për ndihmë, për prani në të mira e të vështira. Por ka edhe himne të tjera, si ai i shekullit XIII, kompozuar nga Teodori II Ducas Lascaris. Këto dy kompozime gërshetohen në kremtimin e përnatshëm. Po ne, çfarë bëjmë? Mendësia jonë perëndimore para Zojës së Ngjitur në Qiell është tepër laiciste e nuk na kujton se duhet të përgatitemi edhe ne, 15 ditë, për këtë festë. E atëherë i përfshimë në kremtim tekstet, bashkë me Psalmet, për t’iu lutur me lutje të përbashkëta, Nënës së  Zotit, që të na ndihmojë.

 Udha shpirtërore, e propozuar nga Kisha për kremtimin e këtyre 15 ditëve

Para së gjithash, është udha e mëshirës, për të cilën flet Papa Françesku. T’i kërkojmë mëshirë Asaj, që është e mëshirshme, Nënë e të Mëshirshmit: mëshirë për mëkatet, mëshirë për situatat e rënda që kemi- personale, familjare, shoqërore, ndërkombëtare. ËËshtë përgatitje shprese, e edhe ngushëllimi.

01 gusht 2018, 14:23