Atë Carlos Riudavets Montes  Atë Carlos Riudavets Montes  

Perù: vritet rregulltari jezuit, Carlos Riudavets

Shqetësim e dhimbje për vrasjen, në Perù, të atë Carlos Riudavets Montes, meshtar spanjoll i Shoqërisë së Jezusit

R. SH. - Vatikan

“Shprehim pakënaqësinë dhe dhimbjen tonë për vdekjen e atë Carlos Riudavets,  si dhe mospranimin e të gjitha formave të dhunës”: kështu shkruan Shoqëria e Jezusit e Provincës së Perusë, në një notë përhapur dje, pas gjetjes së kufomës së atë Carlos Riudavets.

Shenja dhune mbi trup

Dje paradite trupi i meshtarit u gjend, me shenja dhune, në selinë e Kolegjit “Valentín Salegui”, në Yamakai-entsa, provinca e Bagua. Carlos Riudavets ishte 73 vjeç, 38 nga të cilat, të shkrira në shërbim të kësaj zone. “Ne, Jezuitët në Perù - përfundon nota - besojmë se autoritetet do t’i sqarojnë shkaqet e vdekjes së tij si dhe rrethanat, që e shkaktuan”.

Në shërbim të popujve indianë

Carlos Riudavets - kujton agjencia Sir - ishte prej më se 40 vjetësh në Amazonën peruviane, ku i kushtohej pasaçërisht veprimtarive edukative në gjirin e familjeve të bashkësive indane vendase. Rrjeti kishtar panamazonik “Repam”, sakëson se Atë Riudavets arriti në vitin 1980 në zonën e Alto Marañon: banorët e zonës e donin shumë, posaçërisht bashkësitë awajún y wampis”. Në notën e Repam lexohet edhe : “Jeta e atë Carlos në misionin jezusit na ngarkon me detyra, angazhime e përgjegjësi. Na kujton shërbimin e dashurisë ndaj popujve të lindur në këto troje, me të cilët kanë marrë formë projekte për të ardhmen”.

11 gusht 2018, 13:05