Kërko

 Manifesti i Mitingut e Riminit 2018 Manifesti i Mitingut e Riminit 2018 

Mitingu i Riminit: numrat e edicionit të 39-të, në program nga 19 deri më 25 gusht

Parashikohen 148 takime, në programin zyrtar të Mitingut të 39-të të Riminit, për miqësinë ndërmjet popujve, me temë “Forcat, që vënë në lëvizje historinë, janë po ato, që e bëjnë njeriun të lumtur”.

R. SH. - Vatikan

Parashikohen 148 takime, në programin zyrtar të Mitingut të 39-të të Riminit, për miqësinë ndërmjet popujve, me temë “Forcat, që vënë në lëvizje historinë, janë po ato, që e bëjnë njeriun të lumtur”. Ngjarja, që organizatohet nga Lëvizja kishtare “Bashkim e Çlirim”, që çdo vit reflekton në Rimini për problemet e kohës, të jenë dëshmitarë të besueshëm të shpresës, që nuk zhgënjen, sidomos me jetën e tyre, filloi sot e do të vazhdojë deri më 25 gusht, në Panairin e Riminit.

Në një notë, që u përhap të premten e kaluar, organizatorët japin njoftime për numrat e këtij edicioni, gjatë të cilit do të jepen 18 shfaqje, do të mund të vizitohen 14 ekspozita, duke përfshirë “Anija me vela e Narnias” (frymëzuar nga Kronikat e Narnias, seri romanesh për fëmijë shkruar nga  C. S. Lewis)  vendosur në “Fshatin e fëmijëve”, 32 manifestime sportive. E së fundi, kujtojmë edhe se  numri i referuesve, që do të flasin gjatë takimeve , është 397.

Zakonisht, në këtë takim të rëndësishëm në fund të gushtit, marrin pjesë edhe përfaqësues të lëvizjes “Bashkim e Çlirim” nga trevat shqiptare. Mitingu i Riminit e ka zanafillën në vitet ’70, themeluar nga meshtari e teologu don Luigi Giussani. Rreth tij u mblodhën një grup miqsh të krishterë, që dëshironin të sillnin në Rimini gjithçka të bukur e të mirë në kulturën e asaj kohe. Që në fillim, u mendua si një vend takimi për njerëz me fe e kultura të ndryshme. Vend miqësie, ku mund të punohet për paqen, bashkëjetesën dhe miqësinë ndërmjet popujve.

19 gusht 2018, 08:34