Kërko

Mes qiellit e tokës si "Ti ulesh prej Parrizit" Mes qiellit e tokës si "Ti ulesh prej Parrizit" 

Më 1 gusht kalendari kujton Shën Alfonsin Maria de’ Liguori

Më 1 gusht kalendari kishtar përkujton Shën Alfonsin Maria de' Liguori, autor i himnit të Krishtlindjes: "Ti ulesh prej Parrizit".

R.SH. - Vatikan

Lindi në Napoli të Italisë në vitin 1696. Meshtari shenjt e muzikanti i talentuar, autor i himnit të Krishtlindjes: "Ti ulesh prej Parrizit", kreu me sukses studimet dhe që në moshën 19 vjeçare ushtroi profesionin e avokaturës në gjykatë. Pas një gabimi gjyqësor, bërë pa dashje, braktisi profesionin dhe vendosi të bëhet meshtar, avokat i asaj drejtësie hyjnore që është përplot me mëshirë, që shfajëson çdo fajtor e fal çdo mëkat , kur njeriu pendohet e kërkon hir.
U diplomua në të drejtën civile e kishtare, u bë meshtar dhe themeloi Kongregatën e Shpërblyesit të Shenjtë (Redemptoristët) për t’u shpallur Ungjillin njerëzve të thjeshtë. Iu kushtua predikimit të Ungjillit për t’i dhënë gjallëri jetës së krishterë në popull. Ai përpiloi shkrime asketike dhe shkroi libra të teologjisë morale, që patën një jehonë të madhe. Qe apostull i kultit të Eukaristisë dhe i Virgjërës Mari.
Iu përkushtua në mënyrë veçantë e me shumë zell misioneve popullore, u kujdes për të varfërit e të sëmurët, qe mësues i shkencave morale. I zgjedhur ipeshkëv i Shën Agatës të Gotëve pak më vonë dha dorëheqjen dhe vdiq më 1 gusht 1787 pranë të afërmve në Nour të Paganëve në Kamjani.

01 gusht 2018, 16:49