Litja Litja 

Kisha: studimi i Pew Research: SHBA-të, vendi më fetar e më i devoçëm i Perëndimit

Sipas një studimi të bërë në 106 zona të botës: 55% e të rriturve amerikanë pohojnë se luten çdo ditë; në Evropë, 22%, në Kinë, 2% .

R. SH. - Vatikan

SHBA-të mbeten vendi më fetar e më i devoçëm ndërmjet të gjitha demokracive perëndimore, në krahasim me Evropën, Kanadanë, Australinë e Kinën. Këto, të dhënat që u arritën përmes një studimi të Qendrës studimore Pew Research, sipas së cilës amerikanët luten më shpesh, ndjekin më dendur shërbimet fetare javore dhe i japin rëndësi të dorës së  parë ndikimit të fesë mbi jetët e tyre, në krahasim me të rriturit e vendeve të tjera të industrializuara perëndimore.

Sipas studimit, realizuar në 106 vende të ndryshme të Planetit, më se gjysma e të rriturve amerikanë, domethënë 55%, deklaron se lutet ditë për ditë, në krahasim me 25% në Kanada, 22% në Evropë, 18% në Australi e 6% në Britaninë e Madhe, kur përqindja e besimtarëve që luten është më e ulta në Evropë. Ndërsa në fund të listës mbetet Kina, vend që zë vendin e mbramë për njerëz, që luten. Vetëm 2% e popullsisë deklaron se i kushton çdo ditë vendin e duhur lutjes.

SHBA-të janë i vetmi vend, ndërmjet të shqyrtuarve në studim, që ka nivelet më të larta si në praktikimin e lutjes, ashtu edhe në mirëqenien materiale. Në çdo vend të monitoruar me prodhim të brendshëm brut prej 30 mijë dollarë për frymë, rreth 40% e të rriturve pohojnë se luten çdo ditë, duke u radhitur kështu me 15 pikë pas Amerikës.

Statitistikë për t’u medituar kjo, që flet me gjuhën e shifrave e të përqindjeve!

07 gusht 2018, 13:31