Irakianë të ikur nga dhuna e Isisit Irakianë të ikur nga dhuna e Isisit 

Kalorësit e Kolombit japin 3 milion dollarë për refugjatët e krishterë të Erbilit

3 milion dollarë si shtesë për ndihmat, që u kanë çuar me kohë të krishterëve të Erbilit, në Irak. Kjo qe përgjigjja e Urdhërit të Kalorësve të Kolombit për thirrjet e pareshtura të Papës Françesku në favor të Lindjes së Mesme. Me këtë lajm përfundoi Takimi i tyre vjetor në Baltimorë të SHBA-ve.

R.SH. - Vatikan

Dy të tretat e kësaj dhurate do të financojnë një kompleks banesash për refugjatët në Irak. Kjo u bë e mundur, sepse kontributi i anëtarëve të Urdhërit, gjatë vitit 2017, ka arritur në 185 milion dollarë, shumë që shkon e gjitha për bamirësi. Por Kalorësit nuk impenjohen vetëm me xhepin e tyre. Ata kanë punuar edhe për 75,6 milion orë si vullnetarë, duke dhënë kontributin e tyre në përmirësimin e jetës për mijëra njerëz. Kështu, do të përfundojnë në Erbil, 140 shtëpitë, të cilat do të shërbejnë si banesa për familjet siro-katolike dhe kaldease. Që në vitin 2014 e deri tani, fondi i Kalorësve të Kolombit për refugjatët e krishterë ka dhënë 19 milion dollarë për Lindjen e Mesme e vitin e kaluar, promovoi rindërtimin e fshatit të krishterë irakian të Karamles-it, shkatërruar nga Isis.

10 gusht 2018, 14:18