Të rinjtë në shtegtim Të rinjtë në shtegtim 

Drejt Sinodit të të Rinjve: nis shtegtimi

Rreth 30 mijë të rinj e të reja u nisën të premten, për të takuar, më 11 e 12 gusht, Papën Françesku. Ngjarja është pjesë përbërëse e nismave të parashikuara nga Konferenca Ipeshkvnore Italiane lidhur me përgatitjen e të rinjve për Sinodin, që u kushtohet e që do të mbahet në tetor.

R. SH. - Vatikan

Rreth 30 mijë të rinj e të reja u nisën të premten, për të takuar, më 11 e 12 gusht, Papën Françesku. Ngjarja është pjesë përbërëse e nismave të parashikuara nga Konferenca Ipeshkvnore Italiane lidhur me përgatitjen e të rinjve për Sinodin, që u kushtohet e që do të mbahet në tetor.

Secili ka një arsye të ndryshme, por të gjithë, të njëjtën dëshirë: të takojnë Papën Françesku. Kështu, më se 30 mijë të rinj italianë, u vunë për udhë nga dioqezat e tyre për të arritur në takimin aq të dëshiruar me Papën, më 11 gusht. Shtegtim ky, që do ta përballojnë në këmbë, si shtegtarët e hershëm. Secili do të përshkojë një udhë të ndryshme, për t’u takuar, pastaj, të gjithë, në të njëjtin vend: në Romë, para Cirkut Massimo, për Mbrëmësoren e lutjes, e pastaj edhe në Sheshin e Shën Pjetrit, për Meshën me Papën.

Shtegtim ndërmjet traditës e risisë

Të rinjtë, ardhur nga 200 dioqezat italiane, do të rijetojnë përvojën e shtegtarëve të lashtë. “Përveç takimit me Papën Françesku, do të realizojnë diçka të re, njëlloj  e ndryshe nga shtegtimi i kahmotshëm:  çdo dioqezë do ta nisë shtegtimin në trojet e veta,  duke ndjekur udhën e  vet, por të  gjithë do ta bëjnë këtë njëkohësisht.

Një “trastë” për udhën fizike e shpirtërore

Për ta përballuar më mirë udhën, çdo të riu iu dorëzua një kit – trasta moderne  e shtegtarit, që duhet për udhë, në dy kuptime: fizike e shpirtërore. Ka brenda  baterinë, për të ndriçuar rrugën natën,  ditarin e shtegtarit, Ungjillin dhe vulën e shtegtimit, me logon, titullin “Nëpër një mijë udhë” dhe kohën e shtegtimit “Gusht 2018”, duke lënë hapësirë për të shënuar datën e çdo etape, me dorë, ditë për ditë.

“Jemi këtu!”. Takimi me Françeskun

Shtegtimi dhe takimi me Françeskun lidhen në mënyrë të pandarë. “Në njëmijë udhë” dhe “jemi këtu!”, janë dy përvoja, faqe të së njëjtës medalje. Më 11 e 12 gusht, pas shtegtimit në dioqezat italiane, të rinjtë do të takohen me Papën!

Hashtaget zyrtare

Për t’i afruar edhe më shumë të rinjtë tek shtegtimi e njëkohësisht, për ta bërë viral, u menduan edhe hashtaget zyrtare, që secili ta ndjejë veten protagonist të ngjarjes, që do ta çojë deri tek Sinodi i të rinjve. Falë Photostream, do të mund të shikohen edhe fotot e botuara në media, mbi bazë të hashtageve#permillestrade#siamoqui#vadoalMassimo”.

05 gusht 2018, 11:51