Kërko

Don Dominik Qerimi në Sheshin Skënderbej në Tiranë Don Dominik Qerimi në Sheshin Skënderbej në Tiranë 

Don Dominik Qerimi: Skënderbeu dhe feja

Në vazhdën e Vitit kushtuar Skënderbeut, në 550-vjetorin e vdekjes së tij, në Llapushnik të Kosovës është organizuar një konferencë ku është folur mbi Gjergj Kastriotin dhe fenë. Don Dominik Qerimi flet për kumtesën e mbajtur me atë rast.

R.SH. - Vatikan

A ka luftuar për fenë Gjergj Kastrioti Skënderbeu? Kjo pyetje ka qenë në qendër të disa debateve të kohëve të fundit ndër shqiptarë. Ka nga ata, që mendojnë se për Skënderbeun feja nuk ka pasur aspak rëndësi, ndërsa të tjerë mbështesin tezën se Heroi Kombëtar i shqiptarëve i ka luftuar turqit otomanë vetëm e vetëm se kishin fe të ndryshme nga ai vetë. Natyrisht, këto janë qëndrime të skajshme dhe e vërteta gjendet gjithnjë në mes, siç nënvizon për ne meshtari salezian shqiptar, don Dominik Qerimi. Në vazhdën e Vitit kushtuar Skënderbeut, në 550-vjetorin e vdekjes së tij, në Llapushnik të Kosovës është organizuar një konferencë ku është folur edhe për këto aspekte të figurës së Kastriotasit. Më hollësisht për kumtesën e mbajtur me këtë rast, flet vetë drejtori i Kolegjit dhe i Oratorit “Don Bosko” në Gjilan, don Dominik Qerimi…

Dëgjo don Dominik Qerimin...
02 gusht 2018, 14:33