Cerca

Vatican News
Don Dominik Qerimi në Tokë Shenjte Don Dominik Qerimi në Tokë Shenjte 

Don Dominik Qerimi për veprimtaritë mbi Skënderbeun në Kosovë

Edhe Kosova ka bërë e ka në program një sërë veprimtarish në kuadrin e Vitit mbarëkombëtar kushtuar 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

R.SH. - Vatikan

Ka kaluar tashmë gjysma e Vitit mbarëkombëtar kushtuar Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e kudo ku ka shqiptarë, ky vit po ndiqet me interes të veçantë e me veprimtari të ndryshme si konferenca, takime e ngjarje të tjera kulturore. Edhe në Kosovë, veprimtaritë për Skënderbeun ndjekin njëra-tjetrën. I kërkuam meshtarit salezian, don Dominik Qerimi, të na tregojë si është organizuar Kisha Katolike në kuadrin e këtij 550-vjetori të vdekjes së Heroit Kombëtar. Informacionin e tij do ta transmetojmë me pjesë, gjatë këtyre ditëve. Sot, të dëgjojmë pjesën e parë, në të cilën drejtori i Kolegjit dhe i Oratorit “Don Bosko” në Gjilan flet mbi aktivitetet e zhvilluara e mbi ato që do të zhvillohen në Kosovë për Skënderbeun…

Dëgjo don Dominik Qerimin...
01 gusht 2018, 13:38