Drejt Panamasë, në barkë me vela Drejt Panamasë, në barkë me vela 

DBR Panama 2019. Aventura e 17 të rinjve francezë

DBR Panama 2019: 105 ditë në det, për të arritur Panamanë në barka me vela. Aventura e 17 të rinjve francezë

R. SH. - Vatikan

17 të rinj, 3 barka me vela. 150 ditë në det. Kalimi i Atlantikut nga Franca - drejt Panamasë, seli e Ditës Botërore të Rinisë 2019.

Në Shenjtëroren e Fatimës, për t’ia besuar shtegtimin Zojës

Flota do të niset nga Brest më 31 gusht - nëse do ta lejojnë kushtet atmosferike - e do të bekohet nga ipeshkvi i qytetit. Do ta nisë shtegtimin gjatë brigjeve të Francës, Spanjës e Portugalisë, me etapa në Santiago të Kompostelës e në Shenjtëroren e Fatimës, për t’ia besuar Zojës “aventurën” rinore. Pastaj, drejt Marokut, në gjurmët e Charles de Foucauld. E akoma, nga Senegali, në ishujt e Kepit të Gjelbër,  për të vijuar lundrimin në ujërat e Atlantikut e për të arritur në Antile në kohën e Krishtlindjes. Së fundi, Panamaja!

Në Ditën Botërore të Rinisë, me barka

Në Ditën Botërore të Rinisë, me barkë valë mbi valë, në ujërat e Atlantikut. 105 ditë lundrim. 17 të rinj, shoqëruar nga 4 timonierë profesionistë e një kapelan.

Pas të rinjve, në ujërat e Atlantikut…

Por, t’i ndjekim pas simbolikisht të rinjtë, në këtë shtegtim të jashtëzakonshëm: nga 15 deri më 30 shtator do të lundrojnë deri në Marok, mbi gjurmët e Charles Foucauld, për ta njohur nga afër jetën e tij. Nga 1 deri më 15 tetor do të arrijnë në arkipelagun e Kanarieve e, pastaj, deri më 30 tetor, do të jenë në Senegal e Dakar, ku do të kryejnë një mision. Në nëntor flotilja do të jetë në ishujt e Kepit të Gjelbër e në Mindelo. Më 5 deri më 25 dhjetor do të lundrojnë në oqean, për të arritur një herë në Barbados, e pastaj në Antilet e Vogla-Sainte Lucie, Martinique, Dominique, Guadaloupe - ku do të kremtojnë Krishtlindjen. Nga 27 dhjetori deri më 15 janar, lundrim drejt cakut, Panamasë!

Një aventurë e madhe prej tre muajsh, sfidë e trifishtë - shkruajnë të rinjtë në  faqen e tyre të internetit, ku paraqesin nismën. Aventurë “shpirtërore, njerëzore e misionare”.

Shpirtërore, sepse këto muaj lundrimi valë-mbi-valë do të jenë kohë meditimi, “për të dëgjuar zërin e Zotit e për të kuptuar planin e Tij të dashurisë për secilin prej nesh”. E këtë do ta bëjnë përmes lutjes së përditshme (rruzare, liturgji e orëve, meditim), që do të udhëhiqet nga meshtari. Në njërën nga barkat të rinjtë do të mbartin Shtatoren e Santa Maria La Antigua, dhuratë e kryeipeshkvit të Panamasë, imzot Josè Domingo Ulloa Mendieta për të rinjtë shtegtarë francezë, që do të marrin pjesë në mënyrë kaq të jashtzakonshme në DBR. Pajtore  e Panamasë dhe e DBR-së, Santa Maria La Antigua, me origjinë nga Sevilja, do ta përshkojë përsëri, simbolikisht, Atlantikun.

Natyrisht, kjo është edhe aventurë njerëzore e sportive! Në të merr pjesë edhe një vajzë: Anne Laurence Thoux, 25 vjeçe.

 

13 gusht 2018, 16:32