Kërko

Bazilika e Shën FRançeskut në Asizi Bazilika e Shën FRançeskut në Asizi 

Bukuria e shenjtërisë, në takimin rinor të Asizit

Filloi sot e do të vazhdojë deri më 19 gusht, në Asizi të Italisë, Takimi Ndërkombëtar i të Rinjve të Asizit, me temë: “Bërë për të shndritur. Bukuria e shenjtërisë”.

R.SH. - Vatikan

Djem e vajza nga të gjitha anët e botës, kanë rastin të reflektojnë e të konfrontohen mbi temën e shenjtërisë së jetës, në takime ndërmjet Romës e qytetit të Shën Françeskut. Kjo traditë nisi në vitin 1980 si takim kombëtar italian e më pas, u përhap në të gjitha vendet e botës, sidomos aty ku shërbejnë françeskanët. Organizimi i besohet kryesisht Qendrës françeskane “Të rinjtë e Asizit”.

12 gusht 2018, 09:05