Kërko

 Përvjetori i 23-të i masakrës së Srebrenicës Përvjetori i 23-të i masakrës së Srebrenicës 

Bosnjë-Hercegovinë: kamp-shkollë organizuar nga françeskanët në Srebrenica. Lutja e tri kombësive për paqen

Nga 19 deri më 22 gusht françeskanët e Bosna Srebrena organizuan kampin veror shkollor e shpirtëror. Në plan, konferenca, takime, biseda e lutje, por edhe kremtime eukaristike.

R. SH. - Vatikan

Nga 19 deri më 22 gusht françeskanët e Bosna Srebrena organizuan kampin veror shkollor e shpirtëror. Në plan, konferenca, takime, biseda  e lutje, por edhe kremtime eukaristike. Në qendër të vëmendjes, njohja e Shën Françeskut të Asizit dhe historisë së provincës françeskane të Bosnjë Srebrena, themeluar në vitin e largët 1339. Një nga etapat më të rëndësishme në program, vizita në qendrën përkujtimore të Potocari, ku u organizua një lutje e veçantë në kujtim të genocidit të Srebrenicës.

Gjatë katër ditëve të kampit-shkollë, pjesëmarrësit dëgjuan konferenca të ndryshme, organizuar nën drejtimin e vëllait Ivan Sarçeviç, profesor i baritorisë në fakultetin e teologjisë të Sarajevës. Po kujtojmë disa nga titujt: “Françesku i Azisit në kushtet e kohës së tij”; “Shën Françesku e varfëria”; “Karakteristikat themelore të françeskanizmit në Bosnjë - histori e shkurtër e Bosna Srebrena”.

Përveç memorialit të Srebrenicës, pjesëmarrësit vizituan edhe qendrën arkelogjike të lashtësisë romake, në Skelanim, si dhe vise të tjera të këtyre trojeve, që lidhen ngushtë me françeskanët: kuvendin dhe famullinë e Shën Marisë në Srebrenica, Bratunac e Zvorinik, manastirin ortodoks të Sasam, fortesën Soko grad në Serbi, si dhe vende të tjera të kultit ortodoks e islamik. Në mënyrë të veçantë u lutën për rindërtimin pas luftës dhe për paqen ndërmjet tri kombësive të Bosnjë-Hercegovinës.

23 gusht 2018, 16:40