Kërko

 Manastir benediktin Manastir benediktin 

Austri: kremtohet 25-vjetori i themelimit të manastirit benediktin evropian të Gut Aich

Filluan, më 12 gusht, kremtimet solemne të falënderimit për 25-vjetorin e themelimit të “EuropaKloster Gut Aich”, në Sankt Gilgen të Austrisë (Cba).

R. SH. - Vatikan

Filluan, më 12 gusht, kremtimet solemne të falënderimit për 25-vjetorin e themelimit të “EuropaKloster Gut Aich”, në Sankt Gilgen të Austrisë (Cba). Është kuvendi i 13-të i Cba. “Gut Aich”  ka vlerë të veçantë, sepse, i vetmi që lindi në dekadat e shekullit XX e diti të lidhë ngushtë traditat e rregullës benediktine dhe frymën evropiane të Shën Benediktit - Pajtor i Evropës - me sfidat bashkëkohore të shoqërisë. “Benediktinët e themeluan  manastirin evropian 25 vjet më parë e, që asokohe, u vunë në shërbim të Evropës “për të hapur portat e për të shembur muret, të rrethuar nga fryma e miqësisë me njerëzit e në marrëdhënie fqinjësie të mirë me të gjithë”. Këtë thekson eprori dhe bashkëthemeluesi i kuvendit, atë Johanens Pausch Osb, në një intervistë, botuar në numrin e fundit të revistës dioqezane të Linzit “Kirchenzeitung”. Zgjidhja evropeiste, si rrugë për ndarjen e përbashkët të vlerave, lindi nga ideja sipas së cilës “kur themelon një manastir benediktin në fund të shekullit XX, nuk mund të përsëritësh manastirin barok - duhet të lindë diçka e re. Rregullat e vjetra duhen vënë në shërbim të jetës së re”.

Pasi kaloi, për shumë kohë, në duar të disa pronarëve, më 2004  kuvendi u njoh zyrtarisht si manastir benediktin. 

13 gusht 2018, 12:01