Kërko

2018-05-06 Visita pastorale di Papa Francesco alla parrocchia romana Santissimo Sacramento - Incontro con i bambini e i ragazzi della catechesi, i giovani e gli scout 2018-05-06 Visita pastorale di Papa Francesco alla parrocchia romana Santissimo Sacramento - Incontro con i bambini e i ragazzi della catechesi, i giovani e gli scout 

Tё rinjtё: kard. Baldisseri,"dëshirojnë të formojnë një familje, por shoqëria nuk u garanton të ardhme"

Kardinali Baldisseri: të rinjtë kanё dёshirё tё madhe të formojnë familje, por penalizohen e kushtëzohen nga shoqëria bashkёkohore e cila nuk u garanton një të ardhme. Kisha u kushton Sinodin e ardhshёm.

R.SH. - Vatikan

Të rinjtë dëshirojnë të formojnë familjen e tyre, por ata penalizohen e kuzhtёzohen nga një shoqëri që nuk u garanton një të ardhme". Kёshtu thotë kardinali Lorenco Baldisseri, Sekretar i Përgjithshëm i Sinodit të Ipeshkvijve, në një intervistë që botohet në numrin gusht-shtator të rivistës ‘Jeta Baritore’. Kardinali Baldisseri komenton disa nga temat qё janё dokumentin ‘Instrumentum Laboris’ të Sinodit të ardhshëm, i cili u kushtohet pikërisht të rinjve, e që do të zhvillohen në tetor nё Vatikan.

"Familja konsiderohet nga të rinjtë si vend i privilegjuar për formimin e identitetit të tyre - thekson kardinali – si cak a pikarritje e stabilitetit e sigurisë dhe si element që kontribuon vendosmërisht në realizimin personal” tё rinisё. Kard. Baldisseri iu drejtua gjithashtu edhe personave single, siç ёshtё kërkuar dhe "theksuar nga disa konferenca episkopale".

Në konsideratat e tij qendrore, është gjithashtu edhe tema e punës si "një element themelor për realizimin e jetёs personale, por gjithashtu sepse hap mundësinë e një stabiliteti relacional". "Mungesa e punës, apo paqëndrueshmëria e saj, ndikon dhe e ngarkon negativisht idealin e të rinjve, të cilët, shpesh, përfundojnë duke hequr dorë nga ëndrrat personale dhe nga shpresa e mundësisë sё ndërtimit tё një të ardhme më të mirë për veten e tyre, për shoqërinë dhe për Kishën."

28 korrik 2018, 13:27