Kërko

 Takimi IX Botëror i Familjeve - Dublin, 21-26 gusht 2018 Takimi IX Botëror i Familjeve - Dublin, 21-26 gusht 2018 

Takimi botëror i familjeve: në udhët e Dublinit, një lumë hiri

Në takimin botëror të familjeve, që do të mbahet në Dublin nga 21 deri më 26 gushti i ardhshëm, priten udhë të reja baritore për Sakramentin e martesës.

R. SH. - Vatikan

Afrohet ngjarja e madhe: Takimi IX botëror i familjeve, në program më 21 deri më 26 gusht, në Dublin. Tema e takimit të madh të familjeve nga të pesë kontinentet, është: “ Ungjilli i familjes, gëzim për botën”.

 Don Paolo Gentili, drejtor i Zyrës për baritorinë e familjes pranë Konferencës ipeshkvnore italiane, që do të marrë pjesë në ngjarjen e madhe si anëtar i delegacionit të Kishës së tij, “pret udhë të reja për sakramentin e martesës”. Meshtari ka udhëhequr praktikën e përgatitjes së ngjarjes e, në një intervistë dhënë agjencisë Sir, shpjegon se “fjala kyçe është ‘shoqërim’, posaçërisht për çiftet e reja, gjë që do të mund të ndihmojë shumë për ta kapërcyer krizën”. Prej këndej, kuptimi kryesor i Takimit të madh është bashkimi, që ka si simbol pikërisht familjen, por pa harruar se Sakramenti i vërtetë i saj, është Kisha. Një familje - shpjegon - nuk mund të ecë përpara, pa qenë në bashkim me familjet e tjera. Në martesë vihet një vulë, që bashkon: është vendimi i një burri e i një gruaje për t’u bërë, edhe pse të ndryshëm, një korp i vetëm. Burim, ky që favorizon edhe bashkimin ndërmjet popujve e racave të ndryshme. Por, më shumë se të flasësh për këto gjëra, duhet t’i jetosh e t’i tregosh. Besoj se në këtë javë do të shikojmë një lumë hiri, i cili do t’i përmbytë udhët e Dublinit. “Prania e familjeve, që ia hapin zemrën jetës e përpiqen të jetojnë në dritën e Ungjillit është sinjal i një dinamizmi të madh, i një shoqërie të re, që lind nga hiri”. Dioqezat italiane janë përgatitur për takimin, falë katekizmave të ofruara nga Dikasteri i Vatikanit për laikët, familjen, jetën, por atmosfera, që po jeton Kisha italiane, lidhet edhe me hirin e pjesëmarrjes  në mënyrë të veçantë në udhën e Sinodit, që çoi tek Amoris laetitia - shpjegon Gentili. Fakti që mikpritëm në trojet tona etërit sinodalë, solli një mori frytesh. Nga ana jonë - vijon - u përpoqëm ta bëjmë të njohur situatën e rëndë, që po jeton Kisha në Irlandë, ku shekullarizimi dhe shkandujt e kohëve të fundit lidhur me shpërdorimet e të miturve, shkaktuan një braktisje të madhe. Prej këndej, pikërisht atje lind shpresa për hiret e reja, që besojmë se do të burojnë prej këtij takimi.

 

29 korrik 2018, 11:48