Kërko

 Mbrëmësore lutjeje e të rinjve të Shën Egjidit Mbrëmësore lutjeje e të rinjve të Shën Egjidit 

Paqe: thirrje e të rinjve të Shën Egjidit kundër dhunës

“Dhuna vijon të shkaktojë viktima në viset tona”. Kështu shkruajnë të rinjtë e Bashkësisë së Shën Egjidit në një thirrje për paqen në mbarë Evropën, lexuar këto ditë, në përfundim të asamblesë “Global friendship to live together”.

R. Sh. - Vatikan

“Jemi lindur shumë vjet para përfundimit të Luftës II Botërore, por sot shikojmë se dhuna nuk është mposhtur. Pavarësisht nga reflektimet mbi luftën e racizmin,  që Evropa i ka jetuar, dhuna vijon të shkaktojë viktima në viset tona”. Kështu shkruajnë të rinjtë e Bashkësisë së Shën Egjidit në një thirrje  për paqen në mbarë Evropën, lexuar këto ditë, në përfundim të asamblesë “Global friendship to live together”. Duke kujtuar përsëri dhunën, të rinjtë pohojnë se sot ka fytyrën e indiferencës, ushqehet me injorancën e tjetrit, me paragjykimet, antisemitizmin e racizmin”. “Në një kohë kur të gjithë kanë frikë e shqetësohen vetëm për vetveten, ne - shtojnë të rinjtë - përkundrazi, jemi plot me shpresë e duam t’i bëjmë ballë logjikës së mureve, të shumë mureve, që ndajnë njerëz e popuj. Nuk lejojmë askënd të na e rrëmbejë ëndrrën për një botë me paqe”. “Që kjo ëndërr të bëhet realitet, duhet të punojmë me durim, për ta ndërtuar çdo ditë njerëzimin, me zemër të hapur e plot me respekt për të gjithë.  E ndjejmë fort përgjegjësinë  tonë, e dimë se duhet t’i kundërvihemi më me guxim urrejtes e të rebelohemi përballë padrejtësisë e varfërisë - shkruajnë të rinjtë, që e pranojnë se të varfërit e të ligshtit, të gjymtuarit e emigrantët, refugjatët e romët, të pastrehët e të papunët janë viktimat e para të dhunës”. Prej këndej, “angazhimi që të punojnë për një Evropë, ku të gjithë të mund të jetojnë paqësisht së bashku, duke iu kundërvënë çdo dhune e duke zgjedhur rrugën e takimit e të miqësisë”.

17 korrik 2018, 14:23