Nikaragua: Kisha përkrah popullsisë Nikaragua: Kisha përkrah popullsisë 

Nikaragua: ipeshkvi shpëton nga një pritë

Në Nikaragua tensioni vijon të jetë i lartë. E ndërsa Kisha përpiqet ta mbështesë dialogun me qeverinë, edhe pse kjo e fundit refuzon të pranojë kompromise, në Managua sulmohet një ipeshkëv.

R: SH. - Vatikan

Në Managua, imzot Abelardo Mata, ipeshkëv i Estelit, shpëtoi mrekullisht nga një sulm i forcave paraushtarake.

Prelati udhëtonte me një makinë të vogël, së bashku me shoferin. Kur po i afrohej Nindiri-t, pranë kryeqytetit Managua, u godit me një breshëri të shtënash, që lanë shenja të dukshme mbi makinën. Fatmirësisht si ipeshkvi, ashtu edhe shoferi, shpëtuan gjallë e shëndosh.

Ipeshkvi Mata

Ish zëvendës-kryetar i Konferencës ipeshkvnore, Abelardo Mata, 72 vjeç, është njëri nga ipeshkvijtë, që mban qëndrim thellësisht kritik kundër qeverisë sandiniste të presidentit Daniel Ortega. Gjykimet e tij ndaj Ortegës kanë qenë gjithnjë të qarta. Mata ka luftuar përherë për mbrojtjen e popullsisë nga thundra e tiranëve. E, megjithëse mban këtë qendrim të prerë, është njëri nga anëtarët e Komisionit të ipeshkvijve, të ngarkuar për të nxitur dialogun ndërmjet opozitës dhe qeverisë. E, sidomos, tani për tani është jashtë rreziku!

Tensioni vijon

“Është e trishtueshme kjo ngjarje, që tregon qartë mungesën e respektit, e për më tepër, kujton edhe se kjo situatë mund të vijojë, në një vend, ku tensioni është ende tejet i lartë. Që nga 18 prilli, ditë kur nisi revolta, pas reformës së Inss (Institutit të Sigurisë Kombëtare) numri i të vdekurve ka arritur në 178 e i të plagosurve, në 1000.

Kisha mbështet dialogun

Ndërsa vijojnë dhuna e çrregullimet, Kisha përpiqet ta mbështesë dialogun me qeverinë, edhe pse kjo e fundit refuzon të pranojë kompromise. “E kemi për detyrë ta informojmë kombin se këto muaj  vërejtëm mungesën e vullnetit politik të qeverisë për të dialoguar sinqerisht e për të kërkuar procese reale, që çojnë drejt demokracisë” - kështu lexohet në dokumentin, publikuar të shtunë, më 14 korrik nga Konferenca Ipeshkvnore e Nikaraguas.

16 korrik 2018, 14:27