Kërko

Në gjurmët e Shëna Ndout: doracak për shtegtarët

U paraqit sot Doracaku zyrtar i udhës së Shëna Ndout. Ka për qëllim të tregojë, hap pas hapi, disa nga viset ku shkeli Shëna Ndou e ku mund të shtegtojnë të devoçmit e shumtë të Shenjtit të Mrekullive.

R. SH. - Vatikan

U paraqit sot, pranë Sallës së Studimit Teologjik të Bazilikës së Shëna Ndout, Doracaku i titulluar “Në gjurmët e Shenjtit”, udhërrëfyes zyrtar i “Udhës së Shenjtit Mrekullibërës”, realizuar nga Botimet e Lajmëtarit të Shëna Ndout. Të devoçmit e Shenjtit tani kanë një prijës, që do t’i pajisë me të gjitha informacionet e nevojshme, nëse dëshirojnë të  vizitojnë vendet e përshpirtërisë antoniane. Janë 22 etapa, për shtegtim shpirtëror. 23 ditë “Ecje përkrah Shëna Ndout”. Për këtë, gjatë takimit, foli edhe një dëshmitar, që sapo e kishte bërë këtë udhë. E më pas, një dëshmitare, 94 vjeçe, që kishte përshkuar në këmbë, 1500 kilometra. Më pas u hap ekspozita titulluar “Duke ecur me Shëna Ndoun”. 

14 korrik 2018, 14:03