Kërko

 Bazilika e Epërme e Asizit Bazilika e Epërme e Asizit 

Kujdesi për krijimin: Asizi - lutje ekumenike

Lutje ekumenike, kushtuar krijimit, në Asizi, më 31 gusht. Titullohet “Të ecim së bashku”

R. SH. - Vatikan

Një takim i përbashkët lutjeje ekumenike, kushtuar krijimit, do të mbahet në Asizi më 31 gusht. E organizojnë Lëvizja katolike botërore për klimën dhe Komiteti drejtues  i shoqatës “Koha e Krijimit”, përbërë nga kisha të ndryshme të krishtera. Rasti: Dita botërore e lutjes për krijimin. Lutja ekumenike do të realizohet me bashkëpunimin e dioqezës së Asizi-Nocera Umbra-Gualdo Tadino, Dioqezës së Gubbio-s, Kuvendit Shenjt të Asizit dhe Institutit Serafik.

Lutja do të fillojë të premten, më 31 gusht, në orën 17.00 e do të përfundojë të shtunën, më 1 shtator, në orën 11.00, me deklaratën ekumenike të përbashkët, në tremen e Bazilikës së Shën Françeskut të Asizit. Në dritën e temës të “Kohës së Krijimit” për këtë vit: “Të ecim së bashku”, takimi i lutjes ekumenike do të shoqërohet edhe me fillimin e shtegtimit, titulluar “Shtegu i Françeskut”, nga Asizi, në Gubio. “Përmes këtij shtegtimi, Shpirti i Françeskut do të arrijë simbolikisht, deri në Poloni, në prag të Konferencës ndërkombëtare mbi klimën Cop 24”.

13 korrik 2018, 16:03