Kërko

Cam V Bolivia Congresso Missionario Americano Cam V Bolivia Congresso Missionario Americano 

Kongresi V Amerikan Misionar në Bolivi mbi gëzimin e Ungjillit

Kongresi i Pestë Amerikan Misionar (CAM 5), do të mbahet në Santa Cruz de la Sierra të Bolivisë nga 9 deri më 14 korrik mbi temën "Amerika në mision, Ungjilli është gëzim!". Do të jetë i rëndësishëm për veprimtarinë misionare të Kishës në Amerikën Latine Ad gentes .

R. SH. - Vatikan

Kongresi i Pestë Amerikan Misionar (CAM 5), do të mbahet në Santa Cruz de la Sierra të Bolivisë nga data 9 deri më 14 korrik dhe do të ketë si temë "Amerika në mision, Ungjilli është gëzim!". Papa Françesku, për këtë ngjarje kishtare të Kontinentit të Amerikës Latine, ka emëruar të dërguar të tij, kardinalin Fernando Filoni, Prefekt i Kongregatës së Vatikanit për Ungjillëzimin e Popujve.

Kujtojmë se Kongreset Misionare Amerikane (CAM) e kanë zanafillën në Kongreset Misionare të Amerikës Latine (Comla), që patën lindur për t’i frymëzuar dhe promovuar Veprat Misionare Papnore (Pom), organizuar në bashkëpunim me Konferencat Ipeshkëvnore të vendeve të ndryshme, me Kishat vendore si dhe me të gjitha organizmat e realitetet misionare të kontinentit.

Kongreset Misionare të Amerikës Latine (Komla) u paraprinë nga Kongreset Kombëtare Misionare të Meksikës. Në vitin 1977 ky vend kremtoi Kongresin VII Kombëtar Misionar në qytetin  Torreòn. Prania e kard. Agnelo Rossi, asokohe Prefekti i Kongregatës  së Vatikanit për Ungjillëzimin e Popujve, dhe të delegacioneve të disa vendeve të Amerikës Latine, i dha këtij Kongresi një karakter kontinental, duke e konsideruar kështu si Kongresin e Parë Misionar të Amerikës Latine (Comla).

Nga këto Kongrese Misione kanë dalur vendime të rëndësishme për angazhimin dhe veprimtarinë misionare të Kishës në Amerikën Latine Ad gentes (Pranë popujve).

Do të jetë i rëndësishëm për veprimtarinë misionare të Kishës në Amerikën Latine Ad gentes (Pranë popujve.

04 korrik 2018, 13:04