Kërko

46° Incontro dei Segretari Generali delle conferenze episcopali in Europa 46° Incontro dei Segretari Generali delle conferenze episcopali in Europa 

Kishat në Evropë: takim i zëdhënësve të Konferencave ipeshkvnore

Pak ditë më parë, në Romë, u takuan të ngarkuarit me shtypin dhe zëdhënësit e Konferencave ipeshkvnore të Evropës.

R. SH. Vatikan

Pak ditë më parë, në Romë, u takuan të ngarkuarit për media dhe zëdhënësit e Konferencave ipeshkëvnore katolike të Evropës.

“Të komunikohet Krishti, në dritën e shndërrimeve të botës së komunikimit, posaçërisht në mjetet shoqërore, që i kanë ndryshuar thellësisht sjelljet e njerëzve në mbarë botën. Duhet menduar, prandaj, për praninë e Kishës dhe të Konferencave ipeshkëvnore në këtë botë”. E përmblodhi kështu atë Duarte Da Cunha, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Konferencave ipeshkëvnore të Evropës (Ccee), takimin e të ngarkuarve me shtypin dhe të zëdhënësve të Konferencave ipeshkëvnore, mbajtur pak ditë më parë në Romë, pranë Selisë së Konferencës ipeshkëvnore italiane. I pranishëm edhe ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Gjergj Meta dhe zëdhënësi i Konferencës së Ipeshkvijve katolikë të Shqipërisë, dom Mark Shtjefni.

Gjatë këtyre ditëve, krerët e komunikimit të Kishave katolike evropiane u pritën në audiencë nga Ati i Shenjtë Bergoglio, vizituan Sallën e Shtypit të Vatikanit, u takuan me anëtarët e dikasterit për komunikimet shoqërore dhe me specialistë të komunikimit. Biseduan edhe me grupe të rinjsh, në sa afrohet tetori, e me të, Sinodi, që u kushtohet.

“Kisha ka pasion për Evropën - pohoi imzot Cunha - dhe është në shërbim të qytetarëve evropianë. Komunikimi i Krishtit është kontributi i madh, që mund t’i japë Kisha Evropës. Pa harruar se ta duash Evropën, nuk do të thotë të rrish larg qëndrimeve kritike. Për Kishën, ta duash Evropën do të thotë t’i kumtosh fenë e t’i përçosh përvojën e krishterimit. Kumt, që nuk  përçohet vetëm me fjalë të thata, por edhe, e sidomos, me jetë. Të jetuarit e bën kumtin të besueshëm! E bëjnë fjalët e shoqëruara me vepra, në mënyrë që vetë veprat të jenë Fjala”.

03 korrik 2018, 13:12