Cerca

Vatican News
Shën Maria Magdalenë e Pietro Perugino-s në Pallatin Pitti, Firence Shën Maria Magdalenë e Pietro Perugino-s në Pallatin Pitti, Firence  (ANSA)

Kisha kremton festën e shën Marisë Magdalenë

Shën Maria Magdalenë, “Aposolorum Apostola”, siç e quante Shën Toma i Akuinit, është e para që e pa Krishtin e ngjallur. Ishte e para, që ua dha këtë dëshmi e lajm edhe Apostujve. Qe Papa Françesku aiqë e ngriti këtë kremtim në rangun e festës së detyrueshme liturgjike.

R.SH. - Vatikan

Sot me 22 korrik, Kisha Katolike kremton shën Marinë Magdalenë. Me dëshirën e Papës Françesku, Kongregata për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve e ka caktuar që prej 2 vjetësh këtë festë, si përkujtim liturgjik të detyrueshëm. Me një dekret të 3 qershorit 2016, publikuar në solemnitetin e Zemrës së Krishtit, përkujtimi i shën Marisë Magdalenë, në kalendarin kishtar romak të përgjithshëm, u ngrit në rangun e festës.

Shën Maria Magdalenë i dha botës Lajmin e Mirë

 Kjo grua me të njëjtin emër me Nënën e Krishtit, ishte nga Magdala, qytet i Galilesë në brigjet e Tiberiades. Në Ungjill, ajo përmendet ndërmjet grave, që e ndiqnin Jezusin, pasi Ai e pati shëruar nga shpirtrat e këqinj e nga sëmundjet. Prej saj kishin dalë “shtatë djaj”. Ishte ajo, që kur dishepujt u larguan me frikë, ndjenji së bashku Zojën e me gratë e tjera, tek këmbët e Kryqit të Krishtit e ishte ajo, që e para shkoi tek Varri i Tij dhe e takoi të Ringjallur. Takimi me Të e shndërron thellësisht Marinë Magdalenë, e cila ua kumton së pari apostujve e përmes tyre, mbarë njerëzimit, Lajmin e Mirë, që ia ndryshoi historinë botës: “Kam parë Zotin”, Zotin e gjallë, të vdekur e të ngjallur.

Maria Magdalena, dëshmitare e parë e Mëshirës Hyjnore

“Aposolorum Apostola”, siç e quante Shën Toma i Akuinit, Maria Magdalenë e pa e para Krishtin e ngjallur. Ishte e para, që ua dha këtë dëshmi edhe Apostujve.

Sipas traditës së Kishave të Lindjes, Maria nga Magdala ishte e motra e Lazrit dhe e Martës. Ajo ia pati lyer me parfum këmbët Jezusit në shtëpinë e Simeonit, farizeut. Ajo, që bënte pjesë në grupin e dishepujve të Zotit e ndoqi deri te këmbët e kryqit e, në Kopshtin e Ullinjve, ku  ndodhej varri, e pa e para të ngjallur. Asaj iu duk Jezusi. Ajo e dëgjoi e para zërin e të Ngjallurit, që e thirri: “Mari” duke e bërë dëshmitare të parë të Mëshirës Hyjnore. Ajo e pa a para varrin e zbrazët, e e para dëgjoi të padëgjuarën; të vërtetën e Ngjalljes së Zotit. Në kundërshtim me Evën, gruan e dëbuar nga  kopshti  i  Parajsës,  ajo u bë gruaja e pranuar në kopshtin e Ngjalljes. Eva u bë kumtare e vdekjes, Maria, e ringjalljes

Të dëshmojmë Zotin e jetës

Festa e shën Marisë Magdalenë na fton sot edhe ne të dëshmojmë Zotin e vdekur e të ngjallur, t’ia kumtojmë këtë Lajm të gjithëve, që bota të ndryshojë e të shndërrohet vazhdimisht, duke i kthyer zemrat kah Hyji i jetës.

22 korrik 2018, 09:00