Kërko

Dom Mark Shtjefni portavoce della Conferenza Episcopale Albania Dom Mark Shtjefni portavoce della Conferenza Episcopale Albania 

Dom Mark Shtjefni: ta kumtojmë Krishtin përmes mediave

Dom Mark Shtjefni: ta kumtojmë Krishtin përmes mediave

R. SH. - Vatikan

"Të komunikosh Krishtin në një botë të polarizuar". Kjo ishte një temë që karakterizoi punën e takimit që, me nismën e Këshillit të Konferencave Episkopale të Evropës (CCEE), mblodhi në Romë zëdhënësit e Konferencave të Episkopëve të Evropës, së bashku me drejtorët e agjencive katolike evropiane të shtypit.

Sot e kemi si mision “të komunikojmë Krishtin, në dritën e shndërrimeve të botës së komunikimit, posaçërisht në media, në mjetet shoqërore, që i kanë ndryshuar thellësisht sjelljet e njerëzve në mbarë botën. Duhet menduar, prandaj, për praninë e Kishës dhe të Konferencave ipeshkëvnore në këtë botë”.  Kështu tha atë Duarte Da Cunha, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Konferencave ipeshkëvnore të Evropës (Ccee), në përfundim të takimit të drejtorëve për shtyp dhe zëdhënësve të Konferencave katolike ipeshkëvnore të Evropës, mbajtur javën e kaluar në Romë, pranë Selisë së Konferencës ipeshkëvnore italiane.

Po kujtojmë se në këtë takim ishte i pranishëm edhe ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Gjergj Meta dhe zëdhënësi i Konferencës së Ipeshkvijve katolikë të Shqipërisë,  dom Mark Shtjefni, me të cilin flasim në mikrofonin e redaksisë shqipe të Vatican News për mediat në Kishën katolike në Shqipëri...

Dom Mark Shtjefni: ta kumtojmë Krishtin përmes mediave
06 korrik 2018, 19:11