Kërko

GREECE-FIRE GREECE-FIRE 

Zjarret në Greqi: Patriarku Bartolomeu, "Zoti na ndihmoftë ta ndalim këtë fatkeqësi të madhe njerëzore dhe ekologjike"

Patriarku Ekumenik Bartolomeu: "Lutjet tona intensifikohen dhe bashkohen me ato të rajoneve të prekura nga zjarri" që "Zoti na ndihmoftë ta ndalimin këtë fatkeqësi të madhe njerëzore dhe ekologjike, me pasoja të pallogaritshme" dhe "t'u japë forcë të afërmve të viktimave dhe të të lënduarve".

R.SH. - Vatikan

Athina është pushtuar nga flakët me një bilanc tragjik të viktimave, ku deri tani janë konfirmuar të paktën 75 të vdekur, por sipas autoriteteve greke numri mund të jetë shumë herë më i lartë.

Bregdeti lindor i Atikës, në periferi tv Ahtinës, është pushtuar nga flakët me një bilanc tragjik të viktimave, ku deri tani janë konfirmuar të paktën 75 tё vdekur dhe mëse 680 të plagosur deri më tani, shumë prej cilëve janё në gjendje të rëndë. Ndёr viktika ka edhe fëmijë. Kryeministri Alexis Tsipras ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe tri ditë zie kombëtare, duke siguruar që "asgjë nuk do të mbetet pa përgjigje". Ndërsa Athina është e kuptuar origjinën e zjarreve, e nuk përjashtohet as dora e njeriut, me qëllim të keq, as neglizhenca 

Në një situatë të tillë, vendet evropiane si Italia, Gjermania, Polonia dhe Franca e tjera janë mobilizuar për të ndihmuar shtetin grek, menjëherë pas kërkesës nga qeveria e Athinës, duke dërguar helikopterë dhe zjarrfikës shtesë për të ndihmuar në përballimin e zjarreve.

Zjarret e fundit në Athinë janë më vdekjeprurëse, të paktën që prej vitit 2007, kur dhjetëra njerëz vdiqën në gadishullin jugor të Peloponezit.

"Përcjellim të tronditur zhvillimet dramatike në rajonin e Atikës shkaktuar nga zjarret e mëdha që po shkatërrojnë jetët njerëzore, pronat e banorëve dhe po djegin pasurinë jetike të pyjeve". Kështu shkroi në mëngjes Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu. "Lutjet tona intensifikohen dhe bashkohen me ato të Kryepiskopit të Athinës Ieronymos dhe të metropolitanëve të rajoneve të prekura nga zjarri" që "Zoti të na ndihmojë në ndalimin e kësaj fatkeqësie të madhe njerëzore dhe ekologjike, e cila pa dyshim ka pasoja të pallogaritshme" dhe "t'u japë forcë të afërmve të viktimave dhe të të lënduarve".

Patriarku Ekumenik Partolomeu  u shpreh "solidaritetin dhe mbështetjen e pakursyer të Kishës Nënë" edhe "banorëve të Kretës dhe të rajoneve tjera të Greqisë që vuajnë nga zjarri". Edhe Imzot Rossolatos (Athinë) duke iu referuar kësaj fatkeqësie që ka goditur Greqinë thotë se është, "një ferr i vërtetë. Vuajtje dhe lutje për viktimat ".

24 korrik 2018, 15:24