Kërko

 Atë Gregorio Colatorti, korrektor i ri i përgjithshëm i Vëllezërve Minimi Atë Gregorio Colatorti, korrektor i ri i përgjithshëm i Vëllezërve Minimi  

Atë Gregorio Colatorti, korrektor i ri i përgjithshëm i Vëllezërve Minimi të Shën Françeskut da Paola

Atë Gregorio Colatorti zgjidhet korrektor i ri i përgjithshëm i Urdhërit të Vëllezërve Minimi të Shën Françeskut da Paola:

R. SH. - Vatikan

Atë Gregorio Colatorti është ati i ri i përgjithshëm i Urdhërit Minimi të Shën Françeskut da Paola. U zgjodh gjatë Kapitullit të 86-të të përgjithshëm, mbledhur në Romë, pranë kolegjit ndërkombëtar të Urdhërit Minimi, me temë: “Dëshmitarë të Krishtit, në kushtet e kthesës e të dyndjes së popujve”.

Atë Colatorti, që zë vendin e atë Francesco Marinelli-t, është i 107-ti korrektor i përgjithshëm. I lindur në Bari, më 1951, i përfundoi studimet filozofike-teologjike pranë Universitetit Papnor Salezian të Romës. Më pas kreu detyra të shumta në fushën e formimit e të punës baritore me të rinjtë.

Asambleja zgjodhi edhe mëkëmbësin e përgjithshëm, atë Leonardo Messinese-n si dhe  etërit e tjerë asistentë.

Në votim morën pjesë sivëllezërit e ardhur nga Brazili, Spanja, Kongo, Filipinet, SHBA-të, Republika Çeke, Italia, Kolumbia e Ukraina.

17 korrik 2018, 14:28