Versioni Beta

Cerca

Vatican News
 Papa takohet me famijet Papa takohet me famijet 

Takimi Botëror i Familjeve: biletat mund të porositen në adresën www.worldmeeting2018.ie

Pjesëmarrësit në Ditën Botërore të Familjes mund t’i porosisin biletat për dy ngjarjet më të mëdha, në adresën www.worldmeeting2018.ie

R. SH. - Vatikan

Mund të porositen që sot biletat për të marrë pjesë në dy ngjarje të Ditës Botërore të Familjeve, që kanë si protagonist Papën Françesku:  e para, vizita në mëngjesin e 26 gushtit në shenjtëroren mariane të Knock, ku Papa do të shkojë të lutet në kapelën e dukjeve, për ta ndjekur, së dyti, në kremtimin e lutjes së Engjëllit të Tënzot, në Sheshin para Bazilikës.

Papa do të jetë në Knock një orë (nga 09.45 deri më 10.45) e 46 mijë vetë mund të jenë të pranishëm në këtë çast prekës. Biletat do të jenë të domosdoshme  edhe për të ndjekur, pasditen e së njëjtës ditë, Meshën përfundimtare të Ditës Botërore, në Phoenix Park të Dublinit. Për këtë ngjarje kulmore, janë gati më se 500 mijë bileta.

“Nuk do  të mund të hyjnë në asnjë nga këto vende pa biletë as fmijët e as të rriturit” - shpjegon një notë e zyrës irlandeze të shtypit për Ditën e Familjeve - Biletat janë falas, por kush dëshiron, mund të japë kontributin e vet vullnetar për Ditën Botërore të Familjeve.

 

 

26 qershor 2018, 13:18