Kërko

2018-02-06 cattolici santi Chiesa 2018-02-06 cattolici santi Chiesa 

Shenjtorët e javës 3 – 10 qershor

E diel 3 qershor, Kisha katolike kremton festën e Korpit e Gjakut të Jezu Krishtit. Festa e Korpit të Krishtit është mister i pakapshëm për atë mendje njerëzore që nuk ndriçohet nga feja, që nuk frymëzohet e nuk gjallërohet nga dashuria e Krishtit.

R. SH: - Vatikan

E diel 3 qershor, Kisha katolike kremton  festën e Korpit e Gjakut të  Jezu Krishtit. Festa e Korpit të Krishtit është mister i pakapshëm për atë mendje njerëzore që nuk ndriçohet nga feja, që nuk frymëzohet e nuk gjallërohet nga dashuria e Krishtit. Kjo festë na kujton Sakramentin e Eukaristisë, në të cilin Jezu Krishti na la tërë vetveten: korp e gjak, shpirt e hyjni. Prandaj edhe është konsideruar gjithnjë si më i shenjti ndër Sakramente

Gjithnjë më 3 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Karl Lvanga-n me shokë, martirë të Ugandës e shën Klotildën, mbretëreshë të frakëve.  Liturgjia na kujtojnë se njeriu i drejtë i jep lumni Hyjit me bindjen se feja nuk është prona jonë. Na u dorëzua që të kujdesemi për të, ashtu si vreshti vreshtarëve. Kemi përgjegjësi për lulëzimin e vreshtit, por nuk jemi i zoti.

Të hënën më 4 qershor, kalendari kishtar përkujton Shën Françesk Karaçiolo, meshtar, themelues i Klerikëve të Vegjël Rregulltarë dhe e Shën Kuirini, martir.  Liturgjia na kujtojnë se njeriu i drejtë i jep lumni Hyjit me bindjen se feja nuk është prona jonë. Na u dorëzua që të kujdesemi për të, ashtu si vreshti vreshtarëve. Kemi përgjegjësi për lulëzimin e vreshtit, por nuk jemi i zoti.

Të martën më 5 qershor, kalendari kishtar përkujton Shën Bonifacin, ipeshkëv e martir, apostull i Gjermanisë.  Liturgjia e ditës na kujton se secili nga ne është i thirrur të japë kontributin e tij për ndërtimin e një realiteti më të mirë, duke i ndihmuar për këtë edhe autoritetet civile.

Të mërkurën më 6 qershor, kalendari përkujton Shën Norbertin, ipeshkëv i Magdenburgut, themelues i Kanonikëve Rregulltarë Premostratens; Shenjtorët Artemi e Paolina, martirë e Shën Klaudio-n, abat e ipeshkëv. Liturgjia e ditës na kujton se në bisedën që bëjnë saducejtë e farisenjtë me Jezusin, gjejmë gjithnjë të vërteta të mëdha e sot, të vërtetën se Zoti është përherë i pranishëm në jetën tonë jo si gjykatës, as si padron, por si Atë që kujdeset gjithnjë për të bijtë

Të enjten më 7 qershor,  kalendari përkujton Shën Antonin Maria Gjanelli, ipeshkëv e themelues i Bijave të Marisë. Liturgjia e ditës na nxit të reflektojmë mbi rëndësinë që ka jo sasia, por cilësia e dhuratave që u bëjmë të tjerëve me dashuri. E kjo e fundit varet nga zemra.

Të premten më 8 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Medardin, ipeshkëv i Nojonit. Liturgjia e ditës na kujton se feja dhe tradita janë dy çelësat, pa të cilët nuk mund ta hapim e ta lexojmë mesazhin ungjillor. Jezusi është njeri i ri, por që ecën në gjurmët e traditës së hebrenjve, bijve të besëlidhjes së parë.

Të shtunën më 9 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Efremin, diakon e doktor i Kishës, shën Primo-n (Prelën) dhe shën Feliçianin, martirë. Liturgjia e ditës na kujton se në se dhurojmë me gjithë zemër atë që i duhet tjetrit, të afërmit tonë, atëherë jeta jonë fiton vërtetë kuptim të ri.

Të dielën e ardhshme më 10 qershor, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 10-të gjatë vitit liturgjik, gjithnjë më 10 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Landerikun e shën Cenzurin. Liturgjia e ditës na drejton ftesën e Jezusit që thotë: Ejani tek unë, ju që jeni të lodhur e të shtypur, unë do t’ju ushqej, thotë Zoti. Mësoni prej meje që jam i butë e me zemër të përvujtë.

01 qershor 2018, 14:41