Kërko

Takimi XXI i ipeshkvijve katolikë lindorë të Evropës Takimi XXI i ipeshkvijve katolikë lindorë të Evropës 

Në Ungër, takimi i ipeshkvijve katolikë lindorë të Evropës

Organizuar nga Eparkia arbëreshe e Ungrës (Lungro) në Itali, pikërisht në territorin e Kozencës do të mblidhen nga 14 deri më 17 qershor, ipeshkvijtë lindorë katolikë të Evropës. Është fjala për takimin e tyre XXI, kësaj radhe, me temë: “Fytyra e një Kishe lindore. Teologjia, e drejta e veçantë, liturgjia”.

R.SH. - Vatikan

Kjo ngjarje është përgatitore për 100-vjetorin e Kishës së Ungrës, që do të kremtohet në vitin 2019, me pjesëmarrjen e ipeshkvijve, të cilët do të vijnë nga e gjithë Lindja e krishterë.

Programi i Takimit

         Punimet e Takimit do të hapen më 14 qershor, në praninë e prefektit të Kongregatës vatikanase për Kishat Lindore, kardinalit Leonardo Sandri, të kreut të Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës, kardinalit Angelo Bagnasco, si edhe të nuncit apostolik në Itali, imzot Emil Paul Tscherrig. Do të marrin pjesë edhe ipeshkvijtë e kryeipeshkvijtë të Kishës së Kalabrisë. Më 15 qershor, do të mbajnë relacione ish-hekzarku i Kishës Katolike greko-bizantine, Demetrios Salachas dhe liturgjisti, imzot Antonio Donghi. Më 16 qershor, do të flasë sekretari i Kongregatës vatikanase për Kishat Lindore, imzot Cyril Vasil. Arbëreshët, me mikpritjen e tyre proverbiale, do t’i shëtisin miqtë në vendet më të rëndësishme të përshpirtërisë kalabreze, gjatë gjithë periudhës së Takimit.

12 qershor 2018, 14:49