Kardinali i Sarajevës, Vinko Puljiç, së bashku me atë të Vjenësm Sconborn dhe me nuncin e Bonsjë-Hercegovinës, imzot Pezzuto Kardinali i Sarajevës, Vinko Puljiç, së bashku me atë të Vjenësm Sconborn dhe me nuncin e Bonsjë-Hercegovinës, imzot Pezzuto 

Në Kroaci, Kisha përkujton viktimat e komunizmit

Kremtim eukaristik në përkujtim të viktimave të regjimit komunist në Kroaci. Meshën e kryesoi në Macelj kardinali Vinko Puljiç, pikërisht në vendin ku 73 vjet më parë u vranë më se njëmijë vetë.

R.SH. - Vatikan

“Duhet t’i gjejmë të gjitha varret – kërkoi kardinali – për të ditur ç’ndodhi në të vërtetë. Nëse ndokush i pengon kërkimet, do të thotë se ndoshta, ka marrë pjesë në krime”.

Janë gjetur 1163 kufoma, ndër të cilat 21 meshtarë katolikë

         Në maj e qershor të vitit 1945, në pyllin e Macelj, partizanët komunistë ekzekutuan në masë ushtarët ustasha. Deri tani janë gjetur 1163 kufoma në 23 varre të përbashkëta e ndoshta, duhen zbuluar edhe 130 të tjera.

         Ndër viktimat janë edhe 21 meshtarë katolikë, vrarë në natën ndërmjet 4 e 5 qershorit. “Sot, jemi këtu jo për të rizgjuar urrejtjen, por për të dëshmuar të vërtetën, të cilën do ta marrim vesh të plotë vetëm kur të zbulohen të gjitha varret”, theksoi kardinali Puljiç. Sipas tij, “nuk do të ketë pajtim deri sa çdo gjë të mos jetë quajtur me emrin e vet”. “Nuk është detyrë e Kishës të hetojë mbi krimet e të kërkojë varret, por është detyrë e saj të thotë të vërtetën. Kemi ardhur këtu për të gjetur ngushëllimin për jetën tonë, por edhe guximin për të përballuar problemet”, përfundoi kryeipeshkvi i Sarajevës.

05 qershor 2018, 14:45