Versioni Beta

Cerca

VaticanNews
Temi religiosi, altare, interno chiesa, altare, croce Atë Richmond u vra në altar  

Në Filipine vritet një meshtar katolik

Është meshtari i tretë që vritet brenda gjashtë muajve në Filipine. Kryetari i Konferencës ipeshkvnore të Filipineve: “Jam thellësisht i trishtuar”.

R. SH. - Vatikan

Atë Richmond po përgatiste altarin në Kapelën e Zojës së Dëborës, në qytetin Saragozza, kur u godit për vdekje. Ishte mbrëmja e së dielës e ai, pas pak, do të kremtonte meshën. Sipas hetimeve të para, dy njerëz të armatosur, ende të paidentifikuar, shtinë katër herë mbi meshtarin.

Dhimbja e Konferencës ipeshkvnore të Filipineve

Vrasja ndodhi një javë pasi një meshtar tjetër u plagos gjatë një ndeshjeje të armatosur në qytetin Kalamba. Sipas Konferencës ipeshkvnore të Filipineve (CBCB), Nilo është meshtari i tretë katolik, që vritet në Filipine, që nga dhjetori 2017. “Jam thellësisht  trishtuar” - deklaroi kryeipeshkvi Romulo Valles, kryetar i CBCP.

Viktimat e tjera

Më 29 prill, atë Mark Ventura u godit me dy plumba, në gjoks e në kokë, ndërsa po bekonte fëmijët gjatë Meshës në provincën veriore të Cagayan.

Ndërsa më 4 dhjetor, atë Marcelito Paez u vra në Jaen, Nueva Ecija, pasi kishte kontribuar për lirimin e një të burgosuri politik.

11 qershor 2018, 14:04