Versioni Beta

Cerca

Vatican News
2018.06.27 Udienza Generale Papa Francesco e Mons. Gjergj Meta 2018.06.27 Udienza Generale Papa Francesco e Mons. Gjergj Meta  (Stefano Guidoni)

Imzot Gjergj Meta takon Papën Françesku

Imzot Gjergj Meta pati një takim të përzemërt me Papën Françesku në përfundim të audiencës së sotme të përgjithshme, mbajtur sot paradite në Vatikan.

R. SH. - Vatikan

Takim i përzemërt e mbresëlënës i ipeshkvit të Rrëshenit Imzot Gjergj Metës me Papën Françesku.

Sekretari i Konferencës Ipeshkëvnore katolike të Shqipërisë e ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Gjergj Meta mori pjesë në audiencën e përgjithshme të Atit Shenjtë Bergolgio, mbajtur paradite në Vatikan.

Pas katekizmit kushtuar ‘ Dhjetë Urdhërimeve të Zotit’, ipeshkvi shqiptar, imzot Gjergj Meta u takua me Papën Françesku, të cilin e informoi mbi misionin e Kishës dioqezane të Rrëshenit e atë të Kishës katolike në Shqipëri, në shërbim të popullit të Zotit e të shoqërisë.

Qe një takim i përzemërt atëror e mbresëlënës ai i ipeshkvit të Rrëshenit me Papën Françesku, siç pohon imzot Gjergj Meta në mikrofonin e dom David Gjugjës, ta dëgjojmë...

Imzot Gjergj Meta pati një takim të përzemërt me Papën Françesku
27 qershor 2018, 17:18