Kërko

 Kreret e komuniteteve fetare te Shqiperise Kreret e komuniteteve fetare te Shqiperise 

Imzot Meta: Komunitet fetare urë lidhëse Shqipëri BE

Sipas imzot Gjergj Metës, komunitetet fetare të vendit janë urë lidhës ndërmjet Shqipërisë e BE-së. Ne jemi pjesë e një historie mijëra vjeçare që në origjinën e Evropës. Kemi rrënjë të përbashkëta kulturore e sociale. Rruga drejt Bashkimit Evropian përfaqëson dëshirën e njerëzve e vlerat e shoqërisë

Krerët e bashkësive fetarë në Shqipëri i kanë kërkojnë Kancelares Merkel e Presidentit Macron që të mbështesin hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë.

Po më hollësisht mbi këtë flasim me Sekretarin e Konferencës ipeshkëvnore katolike të Shqipërisë, ipeshkvin e Rrëshenit, imzot Gjergj Metën, në mikrofonin e dom David Gjugjës, i cili është i bindur se komunitetet fetare të vendit janë urë lidhëse mes Shqipërisë e BE-së...

Imzot Gjergj Meta flet mbi letren derguar Merkel e Macron

Në një letër të përbashkët drejtuar Kancelares gjermane Angela Merkel e Presidentit francez Emmanuel Macron, dorëzuar dje 18 qershor Ministrit të Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Dimtir Bushati, krerët e bashkësive fetare në Shqipëri, Kryetari i Komunitetit Mysliman H Skënder Brucaj, Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale, Fort Lumturia Tij Anastasios, Sekretari i i Konferencës Episkopale Katolike të Shqiptare e ipeshkvi i Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta, Kryegjyshi Botëror i Kryegjyshatës së Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Presidenti i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë Pastor Ylli Doci, bëjnë apel për një vendim pozitiv të tyre për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

“Në këtë moment të një rëndësie të madhe, dëshirojmë të theksojmë edhe një herë atë që pohuam në deklaratën tonë të përbashkët të datës 21 prill 2018: se ne shqiptarët jemi pjesë e Evropës. Ne jemi pjesë e një historie që shtrihet në origjinën e Evropës.

Është një histori që ka rrënjë mijëra vjeçare. Rrënjë të përbashkëta kulturore dhe sociale na lidhin. Jemi të bindur se rruga drejt Bashkimit Evropian përfaqëson dëshirën e kahershme të njerëzve tanë, si edhe vlerat e një shoqërie të lirë ku çdokush mund të ushtrojë të drejtat e tij e ndër to, e drejta e lirisë dhe besimit fetar është thelbësore. Ne i jemi mirënjohës Zotit për faktin se historia e popullit shqiptar ka treguar një jetëgjatësi të qëndrueshme të vlerës së respektit për dallimin fetar, duke jetuar së bashku në harmoni si një familje......

“.... Mbështetja juaj për Shqipërinë në procesin e pranimit, më këtë moment kritik, kur vlerat e tolerancës, solidaritetit dhe të drejtave të njeriut kërcënohen nga radikalizmi, fanatizmi dhe ideologji të tjera si këto. ju bëjmë thirrje të pranoni dëshirën e sinqertë të të gjithë shqiptarëve, dhe të na mbështesni në angazhimin tonë të pakthyeshëm për një Shqipëri si pjesë e Evropës. Me lutje të zjarrtë, ne riafirmojmë angazhimin tonë për të mbetur mbështetës të palëkundur të vlerave evropiane të një shoqërie me liri, drejtësi dhe prosperitet për të gjithë”.

19 qershor 2018, 12:07