Kërko

Imzot Claudio Cipolla me Papën Françesku Imzot Claudio Cipolla me Papën Françesku 

Festa e Shna’Ndout: imzot Cipolla, “stil komunikativ i mëshirshë

Për të shtuar kulturën e “mëshirës publike” në bashkësi është e rëndësishme të kujdesemi për mekanizmat komunikative. Kështu mendon ipeshkvi i Padovës, imzot Claudio Cipolla, i cili foli me rastin e festës së Shna’Ndout, pajtorit të qytetit, që kremtohet sot.

R.SH. - Vatikan

“Bota e komunikimit sot ka një karakteristikë të veçantë: bëhet edhe prej nesh. Secili mund ta ngrejë zërin e vet, që ndoshta, humbet në detin e komunikimit dixhital e megjithatë, mbetet gjithnjë një mundësi”. Por, “ato, që dëgjojmë sot, a janë të gjitha zëra dashurie? – pyeti imzot Cipolla. – A janë kumte të së vërtetës? A janë fjalë drejtësie e mëshire? Këto pyetje kanë të bëjnë me secilin prej nesh, sa herë jemi në rrjete shoqërore e shkruajmë diçka në to, sa herë bëjmë një video a regjistrojmë një audio: vërtet, duket sikur dikush ka gjetur aty vendin ku të shprehet në mënyrë të pahijshme, me një dhunë verbale shkatërrimtare. Nëse duam të krijojmë hapësirë për mëshirën e faljen, jemi të thirrur të gjithë për ta ndryshuar përdorimin e zërit, që na është dhënë, dhe të fjalës, që mund të shqiptojmë”.

         Imzot Cipolla kujtoi se mënyra jonë e komunikimit nuk duhet ta kthejë në “të amshuar e universal” dënimin për atë, që ka gabuar, por, përveç dënimit për të keqen kundër bashkësisë, duhet t’i japë vendin e vet edhe “ndryshimit e shpërblimit të dëmit, deri në pajtimin e plotë, duke favorizuar kështu mundësinë e rehabilitimit publik për ata, që i kanë hyrë seriozisht rrugës së kthimit, duke paguar dëmin e duke u integruar sërish në bashkësi”.

13 qershor 2018, 17:39