Kërko

Takimi BE-Ballkani Perëndimor në Sofie Takimi BE-Ballkani Perëndimor në Sofie 

COMECE: imzot Nemet në Bruksel për Ballkanin dhe BE-në

Strategjia e fundit e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, si edhe mbledhja e nivelit të lartë në Sofie të Bullgarisë, përforcuan perspektivën e integrimit evropian për rajonin, përparësi aktuale e presidencës bullgare në Bruksel, por edhe e presidencës së ardhshme austriake, që do të fillojë më 1 korrik.

R.SH. - Vatikan

Kisha Katolike dëshiron të japë kontributin e vet në këtë proces. Prandaj, siç shpjegohet në një notë të Komisionit të Episkopateve të Bashkimit Evropian (COMECE), kreu i Konferencës ipeshkvnore ndërkombëtare të shën Cirilit e Metodit, imzot Ladislav Nemet, do të shkojë në Bruksel, që nesër e deri më 15 qershor. Synimi është të takohet me “përfaqësuesit e Komisionit Evropian, të Shërbimit evropian për veprimtaritë e jashtme dhe të Kishës, për shkëmbimin e mendimeve mbi integrimin e Evropës Juglindore dhe mbi rolin e Kishave”. Do të diskutohet edhe mbi masat e nevojshme për t’u marrë si nga ana e Bashkimit Evropian, ashtu edhe nga ana e vendeve ballkanike, në perspektivën e integrimit. Imzot Nemet do të marrë pjesë në një takim publik në selinë e COMECE-s, më 14 qershor, me temë “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimit Evropian: etapat e ardhshme?”

12 qershor 2018, 14:12