Kërko

 Marisë Nënë e Kishës Marisë Nënë e Kishës  

U kremtua sot, për herë të parë, festa e Marisë Nënë e Kishës

Sot, e hënë 21 maj, u kremtua për herë të parë festa liturgjike e “Së Lumes Virgjër Mari, Nënë e Kishës” themeluar nga Papa Françesku.

R. SH. Vatikan

Sot, e hënë 21 maj, u kremtua për herë të parë festa liturgjike e “Së Lumes Virgjër Mari, Nënë e Kishës” themeluar nga Papa Françesku.

Kujtojmë se me dekretin e 11 shkurtit 2018, kur kremtohej 160-vjetori i dukjes së parë të Zojës Lurdë, Kongregata për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve e regjistroi përkujtimin e “Së Lumes Virgjër Mari, Nënë e Kishës” në kalendarin e përgjithshëm Romak. Duke e pasur mirë parasysh rëndësinë e Misterit të amësisë shpirtërore të Marisë e cila, në pritje të Shpirtit Shenjt, në kohën e Rrëshajëve, nuk pushoi kurrë s’u kujdesuri amësisht për Kishën, shtegtare në botë, Papa Françesku vendosi që, të hënën pas Rrëshajëve, kujtimi i Marisë Nënë e Kishës të jetë i detyrueshëm për gjithë Kishën e ritit romak. Me këtë kujtim  Françesku uroi që devocioni “t’i thellojë ndjenjat amtare të Kishës në shpirtin e Barinjve, të rregulltarëve e të besimtarëve, ashtu si dhe përshpirtërinë e vërtetë mariane”.

Ky devocion na ndihmon të kujtojmë se jeta e krishterë, për t’u rritur, duhet lidhur ngushtë me misterin e Kryqit, me flijimin e Krishtit në sofrën eukaristike dhe me Virgjërën Mari, Nënë e Shëlbuesit e Nënë e të shpërblyerve. Prej këndej, Kongregata vatikanas dha edhe disa udhëzime “praktike” për festën e re liturgjike”. Duke nisur nga porosia që të jetë e detyrueshme për gjithë Kishën e ritit romak. Për të vijuar me tekstet e festës, bashkëngjitur me dekretin, njëherësh me leximet përkatëse, të cilat ndriçojnë misterin e amësinë shpirtërore.  

21 maj 2018, 17:27