Kërko

Papa Françesku e Patriku Bartolomeu I Papa Françesku e Patriku Bartolomeu I 

Patriku Bartolomeu, vizitë në Bazilikën e Shenjtorëve Apostuj

Patriku ekumenik i Kostandinopojës, më 23 majin e ardhshëm, do të vizitojë Bazilikën romake të Shenjtorëve Apostuj.

R. SH. - Vatikan

Shenjtëria e tij Bartolomeu, Patrik ekumenik i Kostandinopojës, pasditen e së mërkurës, 23 maj, do të vizitojë Bazilikën romake të Shenjtorëve Apostuj, për të nderuar reliket e  Apostujve Filipi e Jaku. Njoftimin e jep famullitari i Bazilikës, vëllau Agnello Stoia, në revistën “Shën Bonaventura njofton”. Vizita konfirmohet edhe nga Këshilli Papnor për Bashkimin e  të Krishterëve.

Lutje para relikeve

Patriku do të kryesojë një çast lutjeje brenda Bazilikës, parashikuar për orën 18.30, gjatë së cilës do të nderohen reliket e Apostujve Filipi e Jaku e, në  vijim, do të përshëndesë Fretërit e Vegjël Konventualë, të pranishëm me eprorin e tyre të përgjithshëm, vëllain Marco Tasca, me anëtarët e Kuries, bashkësitë romake si dhe besimtarët.

Udhë dialogu e vëllazërie

Vëllau Agnello Stoia shprehu gëzimin e tij të madh për lajmin e vizitës së Shenjtërisë së Tij, Bartolomeu, që pranoi, kështu, ftesën, drejtuar në më se një rast, për të vizituar Bazilikën, ku ruhen e nderohen reliket e dy Apostujve Martirë. Për famullitarin, kjo vizitë është shenjë e vëmendjes së madhe që vërehet në udhën e dialogut e të vëllazërimit, në vijim, ndërmjet Kishës katolike e asaj ortodokse. Udhë në të cilën prijnë pikërisht Papa Françesku dhe Patriku Bartolomeu, dy artizanë të palodhur të unitetit”.

 

19 maj 2018, 16:45