Kërko

Nest Zefi Nest Zefi 

Nest Zefi për librin “Unë jam shqiptar” të atë Santucci

Mendimi i përkthyesit, Nest Zefi, doktor në shkencat juridike, mbi librin e atë Ernesto Santucci-t, “Unë jam shqiptar”, ku jezuiti mbledh veprimtarinë e më se 20 viteve në Shqipërinë pas komunizmit.

Redaksia shqip - Vatikan

Atë Ernesto Santucci, jezuit, tashmë më se 90-vjeçar, është një nga misionarët e parë, ardhur në Shqipëri menjëherë pas komunzimit. Akoma vijon të shkojë, kur ka mundësi, megjithëse pak vite më parë u kthye në Napoli, në bashkësinë e sivëllezërve të vet. Impenjimin e tij shumëvjeçar në mesin e popullit, për të cilin flet me mall e dashuri të pashoqe, e ka përmbledhur në librin e tij “Unë jam shqiptar”, që tashmë është përkthyer në shqip, i paraprirë nga një ese e gjatë në shqip e italisht, shkruar pikërisht nga përkthyesi, Nest Zefi, doktor në shkencat juridike. I telefonuam për një mendim të tij mbi librin. Ta dëgjojmë, në intervistën e Klaudia Bumçit…

Intervista e Klaudia Bumçit me dr. Nest Zefin
11 maj 2018, 18:27