Versioni Beta

Cerca

VaticanNews
Armela Gjinaj e motër Teuta Pashuku tek Papa Armela Gjinaj e motër Teuta Pashuku tek Papa 

Motër Teuta Pashuku dhe Armela Gjinaj: dëshmia e tyre e fesë

Dëshmia e motrës Teuta Pashuku, murgeshë e Dashurisë Hyjnore dhe e katekistes së re në katedralen e Shën Palit në Tiranë, Armela Gjinaj, për udhën e tyre të fesë.

B.SH. - Vatikan

“Shqipëria është shumë e bukur”: kjo qe dje, përgjigjja e Papës Françesku për të falat, që i çoi nga vendi i shqiponjave, një e re katolike shqiptare, e cila e takoi Atin e Shenjtë në fund të audiencës së përgjithshme. Që të dielën në Itali, për shtegtimin te Zoja e Këshillit të Mirë në Gjenacan, Armela Gjinaj dhe motër Teuta Pashuku, të dyja katekiste në katedralen e Shën Palit në Tiranë, dje shkuan në audiencën e përgjithshme të Papës, në sheshin e Shën Pjetrit. E aty arritën të flasin me Atin e Shenjtë, në një atmosferë shumë të përzemërt. Papa, sapo e mori vesh që ishin shqiptare, u kthye dhe ua lavdëroi shumë vendin. Ne i patëm në studion tonë për një intervistë, gjatë së cilës ato dhanë dëshminë e tyre si murgeshë njëra e, si e re laike e impenjuar në Kishë, tjetra. Iu drejtuam fillimisht motër Teuta Pashukut, nga Kongregata e bijave të Dashurisë Hyjnore, e cila na tregoi me se merret në Tiranë, në katredralen ku është edhe rezidenca e kryeipeshkvit dhe e kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot George Frendo…

Dëgjo intervistën me motrën Teuta Pashuku dhe me Armela Gjinajn
31 maj 2018, 14:40