Kërko

Kryqi Kryqi

Më 4 shkurt kujtojmë Atë Leonard Tagaj, ofm në përvjetorin e vdekjes

Atë Leonardi dha një dëshmi jashtëzakonshme për Fe e Atdhe. Për këtë arsye, komunistet e morën një natë pranë banesës në Kishë dhe e vranë në mënyrë barbare më 4 shkurt të vitit 1945.

R.SH. - Vatikan

Më 4 shkurt përkujtojmë përvjetorin e vdekjes së Atë Leonard Tagajt, françeskan shqiptar. Atë Tagaj lindi në fshatin Ljarje në Mal të Zi në vitin 1894. Studimet e larta filozofike e teologjike i kreu në Romë pranë kolegjit të Françeskanëve “Antonianum”. Pas kushteve të përjetshme rregulltare e shugurimit për meshtar, shërbeu si famullitar në Traboin të Malit të Zi.

Qe rregulltar françeskan i dashur nga populli i krahinave ku shërbeu për zellin e tij apostolik e për atdhedashurinë e tij të spikatur që kishte për Shqipëri, së cilës i kushtoi shumë vepra atdhetare. Për këtë arsye, komunistet serbë e morën një natë pranë banesës në Kishë dhe e vranë në mënyrë barbare më 4 shkurt të vitit 1945. Atë Leonardi dha një dëshmi jashtëzakonshme për Fe e Atdhe.

Atë Leonard Tagaj, u flijua për popullin e tij, gjatë misonit si meshtar françeskan, për të shpëtuar popullsinë e Malësisë, ndaj planëve djallëzorre të pushtetit komunist të instaluar pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, që pati pasoja të mëdha shoqërore e kombëtare deri në ditët tona.

04 shkurt 2025, 10:08