Kërko

Cimitero Cimitero

Dede Gajtani Kola: O krizantem, o lule e bardhë

O krizantem, o lule e bardhë shatorre,/Që kryet e ulë trishtueshem, si tuj kja nder vorre!/Ulë kryet trishtueshem si tuj kja në kunora,/Mbi lule të shkreta, që i ka mardhun bora!/ O krizantem, o lule e bardhë nandorit/Që dan ma e bukur permbi vorr të skamnorit,/ Kur  rrahë prej ere si m' e puthë perkule/Atë vorr  të harruem, ku kurrkush nuk ven lule!

R.SH. / Vatikan

 

Dedë Gajtani Kola

O krizantem, o lule e bardhë shatorre,

Që kryet e ulë trishtueshem, si tuj kja nder vorre!

Ulë kryet trishtueshem si tuj kja në kunora,

Mbi lule të shkreta, që i ka mardhun bora!

 

O krizantem, o lule e bardhë nandorit

Që dan ma e bukur permbi vorr të skamnorit,

Kur  rrahë prej ere si m' e puthë perkule

Atë vorr  të harruem, ku kurrkush nuk ven lule!

 

Nga Dedë Gajtani Kola, mjeshtri shpirtnor, poeti e përkthyesi i vyer, të cilit komunizmi ia ktheu jetën në ferr, po ai ngadhënjeu mbi të keqen.

02 nëntor 2023, 12:42