2 tetor - Dita Ndërkombëtare e Jodhunës
R.SH. / Vatikan
Më 2 tetor u përkujtua Dita Ndërkombëtare e Jodhunës, e vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 2007, e cila na fton të mësojmë të paktën ta kuptojmë jodhunën si një zgjedhje dhe mënyrë jetese që zbaton qëndrime dhe mjete që tregojnë një rrugë tjetër për zgjidhjen e konflikteve. Nuk është thjesht ëndrra e një historie tjetër të mundshme, por kantieri i një bote të re që po ndërtohet dhe duhet ndërtuar hap pas hapi.
Dita Ndërkombëtare e Jo dhunës bie në datëlindjen e Gandit, predikuesit e dëshmitarit të paqes e të jodhunës kudo në botë. Mahatma Gandi ka qenë pionier i filozofisë së jodhunës. Ai mes tjerash pohonte se:
“Së pari ju injorojnë, pastaj ju përqeshin, pastaj luftojnë kundër jush, në fund fitoni”.
“Sy për sy e bën tërë botën të verbër”.
Jo-dhuna është një filozofi që me kalimin e kohës ka evoluar në një strategji reale, krijuesi i së cilës i përket kujtesës kolektive: Mahatma Gandhi. Me Rezolutën A/RES /61/271, Kombet e Bashkuara vendosën që ditën e lindjes së Gandit, 2 tetor, t'ia kushtojnë jo dhunës.
Siç thuhet në Rezolutë, Dita është një rast i volitshëm për të "përhapur mesazhin e jodhunës, duke përfshirë edukimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit", në mënyrë që "sigurohet një kulturë paqeje, tolerance dhe mirëkuptimi". Çdo vit kjo ditë përfaqëson edhe një mundësi për të përkujtuar jetën dhe mendimet e Gandit, ende sot një burim frymëzimi për lëvizjet jo të dhunshme në mbarë botën.