Kërko

 I Santi, vetrate I Santi, vetrate

Shenjtorët e javës më 8 – 15 tetor

Të dielën më 8 tetor, Kisha katolike romake kremton të dielën e 27-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë 'A', dhe gjithnjë më 8 tetor, kalendari kishtar përkujton shenjtoret Benedikta e Pelageja, virgjëra e martire; shën Feliçin dhe shën Ugon.

R.SH. - Vatikan

Të hënën më 9 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Dionisin, ipeshkëv e shokët e tij martirë; shën Gjon Leonardin, meshtar, themelues i Klerikëve Rregulltarë të Nënës së Zotit dhe Shën Abrahamin, patriark. 

Të martën  më 10 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Paolinin, ipeshkëv i Jorkut, shën Danielin, Samuelin e shokët e tyre martirë. 

Të mërkurën më 11 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Filipin diakon, shën Aleksandër Saulin, ipeshkëv i Pavisë dhe shën Gjonin XXIII, papë.

Të enjten më 12 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Serafinin nga Montegranaro.

Të premten më 13 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Romolo-n, e shën Venancin.

Të shtunën më 14 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Kalistin I, shën Domenikun Lorikato dhe shën Donacianin.

Të dielën e ardhshme më 15 tetor, Kisha katolike romake do të kremtojë të Dielën e 28-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë 'A', dhe gjithnjë më 15 tetor, kalendari përkujton shën Terezën e Avilës.

08 tetor 2023, 12:18