Shenjtorët e javës 22 -29 tetor
R.SH. / Vatikan
E diel më 22 tetor, Kisha katolike kremton të Dielën e 29-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë 'A', e gjithnjë më 22 tetor, kalendari liturgjik përkujton edhe Papën shën Gjon Palin II, shën Donatin nga Fiezole, e shën Dun Skotin.
Po këtë të diele bie Dita e 97-të Botërore Misionare me temën “Ma zemra të përflakura, me këmbë për udhë” (cfr Lc 24,13-35), e cila kremtohet më 22 tetor 2023. Një reflektim, që niset nga takimi i dishepujve të Emausit me Jezusin e Ngjallur, rrëfyer në Ungjillin sipas Lukës, duke na ftuar të kemi “zemra të përflakura”, “sy të hapur” dhe “këmbë për udhë”. “Sot, si atëherë”, shkruan Papa në mnesazhin e tij, më 25 janarin e kaluar, për Ditën e sotme Botërore Misionare, “Zoti Ngjallur është pranë dishepujve të tij misionarë dhe ecën afër tyre, veçanërisht kur ata ndihen të humbur, të shkurajuar, të frikësuar, përballë misterit të poshtërsisë, që i rrethon dhe dëshiron t’i mbysë”.
Të hënën më 23 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Gjon Kapestranin e shën Severino Boezio-n.
Të martën më 24 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Luigj Guanelën e shën Antonio-n Maria Klaret.
Të mërkurën më 25 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Gaudencin, shën Krizantin, shën Darion, martir të shekulli III, dhe të Lumin Karlo Gnocchin.
Të enjten më 26 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Dhimitrin, martir, dhe shenjtorët Luçianin e Marçanin.
Të premten më 27 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Evaristin papë dhe shën Frumencin, apostull i Etiopisë.
Të shtunën më 28 tetor, sipas kalendarit kishtar përkujton shenjtorët Simonin e Juda Tadeun, Apostuj.
Të dielën e ardhshme më 29 tetor, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 30-të gjatë vitit kishtar,ciklit të parë 'A, e gjithnjë më 30 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Feliçianin, martir i Kartagjenës