Kërko

Arben Ramkaj Arben Ramkaj

Arben Ramkaj: shteti të investojë në diplomacinë kulturore fetare

Bashkëjetesa ndërfetare në Shqipëri si model për t’u studiuar në nivelin akademik, sipas opinionit të Arben Ramkajt, kryetar aktual i Qendrës për Bashkëpunimin Ndërfetar në Elbasan. Ai do të dëshironte që shteti të impenjohet në përhapjen e modelit ndërfetar shqiptar për të mos e lënë në rangun e parrullave të bujshme, që mund të shfrytëzohen për interesa vetjake

R.SH. – Vatikan

I ndodhur për dy ditë në Romë, në konferencën “Dialogu ndërfetar: kontributi i Shqipërisë në Ballkan”, kryetari i Qendrës për Bashkëpunimin Ndërfetar në Elbasan, Arben Ramkaj, reflekton në mikrofonin e Radio Vatikanit / Vatican News, jo vetëm mbi konferencën e organizuar së bashku me Qendrën e Studimeve Ndërfetare në Universitetin Papnor Gregorian të Romës, më 28 dhe 29 shtator, por edhe mbi zhvillimet e mëtejshme të dialogut ndërmjet bashkësive të ndryshme fetare në Shqipëri, me kërkesën për ta ngritur atë në nivelin akademik dhe me dëshirën që shteti të investojë në diplomacinë kulturore fetare. Ta dëgjojmë mendimin e Arben Ramkaj, ndërsa u përgjigjet pyetjeve të Klaudia Bumçit

Dëgjo Arben Ramkajn...
04 tetor 2023, 16:26