Kërko

Shenjtorët e javës së ardhshme nga 3 deri më 9 shtator

Pasnesër, e martë, më 5 shtator, kalendari kishtar kujton shenjten Nënë Terezë, Gonxhe Bojaxhiun, themeluesen e Misionareve të Dashurisë, bijën e motrën shqiptare, Nënën e Engjëllin e të varfërve. Sivjet bie 26 vjetori i vdekjes së Nënë Terezës e ky përvjetor do të kremtohet në të gjitha kishat në trevat shqiptare e në mbarë botën, me kujtimin përherë të gjallë të mesazhit që shenjtja Gonxhe Bojaxhiu u la besimtarëve e gjithë njerëzve vullnetmirë: ta duam Zotin mbi çdo gjë e të afërmin si veten

R.SH. - Vatikan

Sot e diel, më 3 shtator, Kisha kremtoi të dielën e 22-të gjatë vitit kishtar e në këtë ditë kalendari kishtar përkujton edhe shën Gregorin e Madh, papë e doktor i Kishës.

Nesër, e hënë më 4 shtator, kalendari kishtar kujton shën Bonifacin I, papë, shën Rozen e Viterbos, virgjër, shën Marinin, oshënar e shën Mosiun, profet e ligjëdhënës.

Pasnesër, e martë, më 5 shtator, kalendari kishtar kujton shenjten Nënë Terezë, Gonxhe Bojaxhiun, themeluesen e Misionareve të Dashurisë, bijën e motrën shqiptare, Nënën e Engjëllin e të varfërve. Sivjet bie 26 vjetori i vdekjes së Nënë Terezës e ky përvjetor do të kremtohet në të gjitha kishat në trevat shqiptare e në mbarë botën, me kujtimin përherë të gjallë të mesazhit që shenjtja Gonxhe Bojaxhiu u la besimtarëve e gjithë njerëzve vullnetmirë: ta duam Zotin mbi çdo gjë e të afërmin porsi vetveten.

Gjithnjë të martën më 5 shtator kalendari shënon edhe kujtimin e shën Erkolanit e Taurinit, martirë

Të mërkurën e ardhshme më 6 shtator, kalendari kishtar Shën Zakarinë, profet; Shën Onesiforin, nxënës i shën Palit apsotull.

Të enjten e ardhshme më 7 shtator, kalendari kishtar kujton shën Regjinën, virgjër e martire, shën Guidon, ipeshkëv të Arecos;

Të premtën e ardhshme më 8 shtator, kalendari kishtar kremton festën e Lindjes të Lumes Mari Virgjër. Kjo festë te populli shqiptar njihet me emrin festa e Zojës së Vogël. Gjithnjë më 8 shtator, kalendari kishtar kujton edhe shën Sergjin I, papë.

Të shtunën e ardhshme më 9 shtator, kalendari kishtar kujton shën Pjetrin Klaver, meshtar jezuit, apostull ndër zezakë të internuar; shën Gorgonin, martir.

Të dielën e ardhshme, më 10 shtator, Kisha do të kremtojë të dielën e 23-të gjatë vitit kishtar, sipas kalendarit liturgjik, ndërsa kalendari kujton shën Nikolen nga Tolentino, meshtar agostinian.

03 shtator 2023, 16:40