Kërko

Agimi mbi mal Agimi mbi mal  

Simfonia e malit…

Këto ditë kur vapa përvëlon, duke u bërë shpesh e padurueshme, nuk mund të mos na shkojë mendja tek mali, freskia e tij e të meditojmë për marrëdhëniet e njeriut me malin!

R. SH. - Vatikan

(Meditim)

Era vijon të krijojë një atmosferë gazmore, ndonëse herë-herë të padurueshme vape. E kur vapa mbërrin kulmin, njerëzit “arratisen” nga qytetet e kërkojë detin a malin. Malin sidomos. Me flladet e freskëta, që të dhurojnë meditime bjeshkësh të stolisura edhe në pikë të vapës, me kurora të bardha dëbore. Mali nuk është vend. Mali është mënyrë e re për ta jetuar jetën. Në verë, sidomos! Në mal mund të njohësh vlerën e kërpudhave, të admirosh lulet e egra, të dëgjosh këngën e zogjve e të  shuash etjen me ujin e  akullt të krojeve. Mali ta freskon korpin e shpirtin. Mali është dhuratë. E çmuar, sepse ne jemi pjesë e natyrës, që nuk na përket, ndaj të nisësh dialogun me të  do të thotë të zbulosh gjëra që nuk i ke dëgjuar kurrë në jetë.  Përvojë e jashtëzakonshme kjo, sidomos kur dielli i verës e bën shpesh të padurushme vapën, edhe kur shndërrohet në freski artificiale. Mali është ndryshe, flet ndryshme. Freskon ndryshe!

Duhet kujtuar se në jetë ka natyrë të egër, të paprekur nga dora e njeriut, e natyrë ku dora e njeriut bën mrekulli - a i shkatërron mrekullitë! Ky bashkëpunim i njeriut me natyrën vijon ndër shekuj, duke krijuar udhë të reja për lidhjen me malin, nga shëtitjet ndër blerimet e tij, tek skitë në dëborën dimërore. Pa harruar se ndikimi i njeriut mbi malin është themelor. Në të mirë e në të keqe. E kur është në të keqe, mali humbet shumë shpejt cilësitë e tij e nuk ta falë kurrë dëmin që i bëre!

10 gusht 2023, 15:22