Kërko

 Vetrate delle Chiese gotiche Vetrate delle Chiese gotiche

Shenjtorët e javës 27 gusht – 3 shtator

E diel, 27 gusht Kisha katolike romake kremton të dielën e 21-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë 'A', po më 27 gusht kalendari kujton shën Monikën, nënën e Shën Augustinit. Kthehu nga unë o Zot, me vështrim dashurie. Vonë të kam dashur, bukuri kaq e lashtë e kaq e re, vonë të kam dashur. E ja që ti ishe brenda meje e unë isha jashtë e aty të kërkoja… Më verbove me shkëlqimin tënd, e më në fund e shërove verbërinë time”. Janë këto veprat e mëdha të Zotit që shën Agustini sheh në jetën e vet.

R.SH. / Vatikan

E diel, 27 gusht, Kisha katolike romake kremton të dielën e 21-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë 'A', e po më 27 gusht kalendari përkujton edhe shën Monikën, nënën e Shën Augustinit, ipeshkvit të Iponës. 

Të hënën më 28 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Augustinin, dijetar të Kishës dhe shën Ermetin, martir. Kthehu nga unë o Zot, me vështrim dashurie. “Vonë të kam dashur, bukuri kaq e lashtë e kaq e re, vonë të kam dashur. E ja që ti ishe brenda meje e unë isha jashtë e aty të kërkoja… Më verbove me shkëlqimin tënd, e më në fund e shërove verbërinë time”. Janë këto veprat e mëdha të Zotit që shën Agustini sheh në jetën e vet.

Të martën 29 gusht, kalendari kishtar përkujton martirizimin e shën Gjon Pagëzuesit. Martirizimi i shën Gjonit, pararëndësit të Jezu Krishtit, tek populli shqiptar njihet si festa e shën Gjonit Kryepre. Po më 29 gusht kalendari përkujton edhe shën Sabinën, romake.

Të mërkurën më 30 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Feliçin, meshtar dhe Adautin, të dy martirë, si edhe shën Pamakun, senator romak.

Të enjten më 31 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Jozefin e Arimatesë dhe Nikodemi, dishepuj të Krishtit, si dhe shën Rajmondin Nonato, kardinal mercedar,  të Lumin Alfredo Ildefonso Shuster, kardinal e kryeipeshkëv i Milanos.

Të premten më 1 shtator, kalendari kishtar përkujton shën Egjidin, abat.

Të shtunën më 2 shtator, kalendari kishtar përkujton shën Zenonin, martir i Nikomedisë.

Të dielën e 3 shtator, Kisha Katolike do të kremtojë të Dielën e 22-të të vitit kishtar, gjatë vitit kishtar, ckilit të parë, e po më 3 shtator, kalendari përkujton shën Gregorin e Madh, papë e dijetar i Kishës

27 gusht 2023, 12:51