Kërko

Porosi të Papës Françesku

Të shumta janë porositë e Papës Françesku: po kujtojmë disa prej tyre, që na mësojnë si të sillemi në jetë

R.SH. - Vatikan

Nevoja e njeriut për pushim e çlodhje

Njeriu që punon, duhet të ketë kohë edhe të çlodhet, të jetë me familjen, të argëtohet, të lexojë, të dëgjojë muzikë, të merret me sport. Kur një aktivitet nuk lë vend për kohë të lirë, të shëndetshme, për një pushim përtëritës, atëherë ai kthehet në skllavëri.

A e dimë çfarë po ndodh?

Miqësia e vërtetë ia zbulon tjetrit edhe të fshehtat më të mëdha! Çuditërisht, ne kurrë nuk kemi pasur më shumë informacion se tani, por ende nuk e dimë se çfarë po ndodh në botë”.

Kush lodhet?

"Zoti nuk lodhet kurrë duke falur, lodhemi ne, duke kërkuar mëshirën e tij".

Çfarë do të thotë dialog?

“Dialogu lind nga respekti ndaj tjetrit, nga besimi se tjetri ka diçka të mirë për të thënë; na nxit t'i lëmë vend, në zemrat tona, këndvështrimit, mendimit dhe propozimeve të tij. Dialog do të thotë mirëseardhje e përzemërt dhe jo një dënim parandalues.

Si nuk duhen zgjidhur problemet?

"Nuk është progresive të presësh t’i zgjidhësh problemet duke zhdukur jetë njerëzore."

Dashuria di edhe të kufizohet

"Dashuria e vërtetë është e pakufishme, por di edhe të kufizohet, të shkojë drejt tjetrit, duke e respektuar lirinë e tjetrit".

Si na do Jezu Krishti?

“Jezus Krishti nuk na do si princa që shikojnë me përçmim, por si burra dhe gra të popullit”.

13 gusht 2023, 09:38