Kërko

Më 23 gusht kalendari kujton shën Rozën nga Lima

Shën Roza e Limës qe shembull i jetës së krishterë, jetoi më thjeshtësi në pendesë e në lutje të pareshtur. Diti të mbante e të kultivonte gjithmonë qetësinë shpirtërore edhe ndër sprova të rënda që e shoqëruar jetën e saj, duke imituar Jezu Krishtin e varfër e të Kryqëzuar.

R.SH. - Vatikan

Kalendari kishtar pëkujton Shën Rozën, virgjër, rregulltare domenikane e urdhrit të tretë nga Lima e Perùsë, në Ameriken Latine, shembull i jetës së krishterë.

Roza lindi në Lima më 20 prill 1586 në një familje fisnike me prejardhje nga Spanja, u frymëzua gjithnjë nga Shën Katerina e Sienës. Ishte e 10-ta prej 13-të fëmijëve. Emri i saj i pagëzimit ishte Izabela e quajtur Trëndafil për nga bukuria. Është shenjtëresha e parë e kontinentit amerikan. 

Shën Roza e Limës qe shembull i jetës së krishterë, jetoi më thjeshtësi në pendesë e në lutje të pareshtur. E regjistruar në Urdhrin e Tretë domenikan, Roza diti të mbante e të kultivonte gjithmonë qetësinë shpirtërore të jashtëzakonshme edhe ndër sprova të rënda që e shoqëruar jetën e saj, duke imituar kështu Jezu Krishtin e varfër e të Kryqëzuar.

Shën Roza nga Lima, kishte një devocion të posaçëm ndaj Virgjërës Mari e kështu punoj e iu lutë Hyjit për rritjen e përforcimin e Kishës sidomos ndër Indianë të Amerikës. Në shtëpi të prindërve, Roza përgatiti një lloj spitali apo vend strehimi për të varfrit e nevojtarët, ku asistonte fëmijë e të moshuar të braktisur, posaçërisht ata me prejardhje indiane. 

Nga viti 1609 Roza vendosi të mbyllej në një qeli prej dy metrash katror, të ndërtuar në kopshtin e shtëpisë së familjes së vet, nga e cila Roza dilte vetëm për kremtimet liturgjike fetare e aty kalonte pjesën më të madhe të ditës duke u lutur e përforcuar kështu bashkimin e ngushtë me Zotin. 

Në lutje e në meditime të Fjalës së Zotit, Roza pati edhe vegime mistike. Në vitin 1614 u detyrua të transferohej në shtëpinë e një gruaje fisnike. Maria Ezateguit, ku edhe vdiq pas tri vjetësh, e këputur prej sakrificave të mëdha. Ishte 24 gusht i vitit 1617, festa e shën Bartolomeut Apostull.  Shën Roza e Limës, kishte një devocion të posaçëm ndaj Virgjërës Mari, Zojës së Bekuar, punoi dhe iu lutë Zotit për rritjen e Kishës në mënyrë të veçantë ndër indianët e Amerikës. 

Shën Roza e Limës është shembull i jetës pendestare dhe e lutjes në jetën laike. Qe gjithmonë e qetë në sprovat që e shoqëruan gjatë jetës, duke imituar Krishtin e varfër e të kryqëzuar.

23 gusht 2023, 11:04