Kërko

 Davide Dionisi Davide Dionisi

Të drejtat e njeriut: Ministria e Jashtme italiane, më 13 korrik, Forum mbi lirinë fetare

E drejta e lirisë fetare, lidhet ngushtë me paqen, harmoninë dhe përparimin e të mirën e mbarë shoqërisë. Eshtë e bindur për këte edhe Ministrja e Jashtme e Italisë. Kështu për këtë vlerë ka organizuar të parin nga forumet mbi lirinë fetare, promovuar nga i dërguari i posaçëm i Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar për promovimin e lirisë fetare dhe për mbrojtjen e pakicave fetare në botë (me referencë të veçantë për ato të krishtera), Davide Dionisi.

R.SH. / Vatikan

E drejta e lirisë fetare, lidhet ngushtë me paqen,  harmoninë dhe përparimin e të mirën e mbarë shoqërisë. Eshtë e bindur për këte edhe Ministrja e Jashtme e Italisë. Kështu për këtë vlerë ka organizuar të parin nga forumet mbi lirinë fetare, promovuar nga i dërguari i posaçëm i Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar për promovimin e lirisë fetare dhe për mbrojtjen e pakicave fetare në botë (me referencë të veçantë për ato të krishtera), Davide Dionisi. Ne do të fillojmë me një fokus kushtuar Pakistanit.

Punimet e takimit do t’i hapë ministri i Punëve të Jashtme të Italisë dhe zëvendëskryeministri Antonio Tajani. Më pas do të vijojë fjalimi i ambasadorit të Pakistanit në Itali, Ali Javed. Pjesëmarrësit tjerë që do të flasin janë Tabassum Yousaf, Avokat në Gjykatën e Lartë të provincës së Sindhit, Alessandro Monteduro, Drejtori i fondacionit ‘Ndihmë për Kishën në Nevojë’ (Acs) - Itali, Valeria Martano nga Komuniteti i Shën Exhidit, Andrea Benzo, Koordinatorja e ministrisë së jashtme italiane për dialogun ndërfetar, Daniela Canclini, koordinatorja e programeve të trajnimit të vullnetariatit ndërkombëtar për zhvillim, Sara Fumagalli, drejtore ekzekutive e ‘Umanitaria Padana Onlus’ dhe profesoreshë Mobeen Shahid në Universitetin Papnor Urbaniana.

Objektivi i konferencave, shpjegojnë organizatorët, "është të kultivohet një dialog i hapur, transparent dhe i rregullt me ​​besimet fetare dhe me qeveritë, bazuar në njohjen e identitetit të tyre dhe kontributin e tyre specifik. Ky dialog është i nevojshëm për të respektuar parimet e pluralizmit autentik dhe për të ndërtuar një demokraci autentike”. Për më tepër, me këto nisma, "ne duam të ndihmojmë që kudo të ketë një marrëdhënie më të ekuilibruar ndërmjet shoqërisë civile dhe komuniteteve fetare të besimtarëve, për një rritje të harmonisë e lirisë në shoqëri, si dhe një pjesëmarrje të vetëdijshme" për ndërtimin e shoqërisë bazuar në vlera të përbashkëta.

11 korrik 2023, 13:37